• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata nuk pranon të shqyrtojë apelin për akuzat ndaj tij, reagon Shkëlzen Berisha

17:00 : 03/07/2021
në AKTUALITET

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkelzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Lawson të quajtur “Arms and the Dudes”.

Një gjykatë më e ulët vendosi në favor të zotit Lawson, shtëpisë botuese të librit Simon & Schuster dhe disa të pandehurve të tjerë sepse arriti në përfundimin se Shkëlzen Berisha nuk ishte në gjendje të argumentonte se akuzat për përfshirjen e tij në një skandal të tregtisë së armëve ishin bërë me “keqdashje të qëllimshme”.Një standard i tillë, i cili siguron mbrojtje nga paditë për shpifje, përfshin deklarata që bëhen me vetëdijen se janë të rreme apo moskokëçarje për faktin nëse janë të vërteta apo të rreme.

Lidhur me këtë lajm Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet se ka ngritur padi në vitin 2017. Sipas Berishës, i padituri z. Laëson përdori si burime të “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin të cilët ose nuk pranuan të dëshmojnë gjatë gjyqit ose deklaruan nën betim se nuk kishin asnjë dijeni për ndonje përfshirje timen në këtë histori.

Berisha: “Te dashur miq,

Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise.  Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit.  Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Laëson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Laëson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.

Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.”

Berisha shkruan se përgjatë sagës ligjore dolën dokumente të cilat vërtetuan mospërfshirjen e tij në trafikun e armëve. Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, thotë Berisha.

Berisha: “Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Laëson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi.  Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Laëson.

Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Laëson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara ,permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese.

Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Laëson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar.

Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Laëson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje.

Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe  keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar.

Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten.

Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale.”

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025
SHENDETI

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025
SPORT

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025
BOTA

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025
Para

Ylli i Gjermanisë flet pas eliminimit: Më del ende në ëndërr ai rast i Muller-it

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

22:30 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com