Presidenti Joe Biden nominon Jeff Hovenier për ambasador të ri në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA’së në Kosovë, e cili do të jetë Jeff Hovenier.

Kjo është konfirmuar nga një komunikatë nga Shtepia e Bardhë në Uashington.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA’së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

LEXO EDHE  Gërdeci/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për rihetimin e Fatmir Mediut

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.