Kualifikimi i Italisë, Mancini: Ishim fantastikë, ja pse vuajtëm në 10 minutat e fundit

Italia arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 ndaj Belgjikës, duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Europianit, ku do të përballet me Spanjën, ditën e martë në orën 21:00.

Një meritë të jashtëzakonshme për këtë ecuri të të kaltërve, ka padyshim trajneri Roberto Mançini, i cili është arkitekti i kësaj Italia. Në prononcimin pas triumfit të sotëm, për “Rai Sport”, tekniku italian deklaroi:

“E merituam fitoren. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm në lojë. Ishte e qartë se ne vuajtëm në dhjetë minutat e fundit sepse ishim të lodhur. Ishim fantastikë, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë.

LEXO EDHE  Shevchenko largohet nga drejtimi i kombëtares ukrainase, ja arsyeja

Në 25 minutat e para ishte një lojë mjaft e hapur, por jo vuajtje. Vuajtja ishte pak në fund, por kjo për shkak se shpenzuam shumë energji. U munduam të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë takim. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Spanja? Le të shijojmë këtë fitore. Urime djemve që kanë bërë mjaft mire. Shpresojmë që dëmtimi i Spinacolës të mos jetë serioz, por dinamika e incidentit, nuk është e bukur”, u shpreh Mançini.