Ç’po ndodh me Bazën Detare të Sarandës?

Nga Artur Meçollari

Që kur u shpik firma, iku “burrëria”

Një vit mbas daljes në VKM nr. 514.

Në datën 1 korrik 2020, me propozim te Ministrit të Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka në kundërshtim me proçedurat e parashikuara në ligj dhe propozimin e Forcës Detare, Këshilli i Ministrave miratoi VKM nr. 514.  Kjo VKM i jepte me qera kompanisë Marina Bay Saranda rreth 265.000 m², një euro për 20 vjet, duke përfshirë edhe rreth 40.000 m² të Bazës Detare të Sarandës.

Në datën 15 korrrik 2020 Ministria e Finsncës dhe Ekonomisë lidhi kontratën me kompaninë Marina Bay Saranda, kontrat e cila parashikonte dorëzimin e truallit nga Forca Detare, duke përfshirë edhe sipërfaqen e Bazës Detare, deri më 16 gusht 2020.

Në 7 gusht 2020 u shkarkua nga detyra e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare dhe komandant në detyrë Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari, por trualli sipas kontrates së datës 15 korrik 2020 ende nuk është dorëzuar.

Edhe pse ka patur një urdhër të drejtuesve të lartë të FA për dorëzimin e territorit të bazës, disa vizita të Komandantit të Forcës Detare në Bazën e Sarandës, ende nuk po mundësohet dorëzimi i Bazës Detare të Sarandës kompanisë Marina Bay Saranda.

LEXO EDHE  Aksidenti tragjik në Kroaci/ Një nga pasagjeret rezulton e zhdukur, familjarët: Nuk është as në spital ...

Po vlerësohen shumë mundësi për të parë dorëzimin e territorit të bazës, por drejtuesit e lartë të FA duan që firmën ta hedhin disa qyqar poshtë tyre.  Po që kur u shpik firma, iku “burrëria”.

Kjo çështje është në SPAK qysh prej 3-muajsh dhe natyrisht kjo e bën situatën edhe më të ndërlikuar.  Thashethemi i fundit është do dorëzohet në vitin 2022, më ndihmën e Zotit. Ndërsa Komandanti i Përgjithëm i FA duke nisur nga data 6 korrik 2020, pra plot nje vit, është duke verifikuar këtë rast me një ekip të Sigurisë Kombëtare dhe më pas  siç është shprehur, do të kishte një qëndrim publik e të saktë.

Gojët e liga thonë se aleatët tanë në NATO i kanë rekomanduar Ministrisë së Mbrojtjes të heqi dorë nga projekti, pasi cënon ushtrimin e sovranitetit të Shqipërisë në Kanalin e Korfuzit dhe Detin Jon.