Një person ka mbetur i plagosur me sëpatë pas një sherri mes taksistëve në qytetin e Sarandës.
Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Ismiraldo Hoxha, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Bluzat e bardha informojnë se atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.