Kryeministri Edi Rama duket se ka dështuar me skenarin për të mbledhur Këshillin Bashkiak të Vlorës, i cili do të ishte një gjyq publik ndaj Kryebashkiakut Dritan Leli, por nuk ka hequr dorë nga përplasja me Kreun e Bashkisë.
Rama ka zgjedhur që në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila pritet që të kulmojë me debatet për Dritan Lelin, i cili nga ana e tij nuk do të jetë pjesë e mbledhjes.
Burime bëjnë me dije se për ta bërë më bindëse, performancën e dobët të Lelit, PS ka ftuar në mbledhje dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët nuk kanë marrë shërbimin që do të dëshironin nga ana e Bashkisë, që drejtohet nga ”tradhëtari” Leli.
Nuk dihet ende se si janë përzgjedhur qytetarët që do të jenë pjesë e mbledhjes së asamblesë, ndërkohë që janë lënë jashtë saj themelues të kësaj force politike në Vlorë.
Rama së bashku me disa ministra, ka shkuar që prej të premtes në Vlorë, ku është shoqëruar në takimet dhe inspektimet në qytet nga numri 2 i Bashkisë, i besuari i tij Afrim Qendro.
Ky i fundit u dërguar në Vlorë për të zëvendësuae Dritan Lelin, i cili rezultoi të ishte një ”kockë e fortë”, dhe derimë tani pavarësisht presioneve nga brenda familjes së tij politike, ka arritur që të mbajë postin e kryebashkiakut.