Banorët e fshatrave Panaja, Kërkovë dhe Bestrovë të Vlorës, janë mbledhur sot në qendër të fshatit Panaja për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas banorëve, problemi i ujit është inekzistent prej vitesh, por prej 11 ditësh asnjë pikë uji nuk ka rrjedhur nga çezmat e tyre.
Ata shprehen se nëse nuk ka reagime për zgjidhjen e problemit, do të bllokojnë autostradën.