E konfirmon Deschamps, tjetër lojtar i Francës humbet Europianin

Lucas Digne humbet Europianin. Lojtari i Francës u dëmtua mbrëmë ndaj Portugalisë në EURO 2020, duke shqetësuar jo pak trajnerin e “Gjelave”, Didier Deschamp. Numri një i pankinës foli në intervistën pas ndeshjes, teksa dha edhe lajmin e keq.

“Shqetësimi më i madh është Lucas Digne. Ai ka një dëmtim muskulor pas kofshës. Do të jetë e vështirë për të që të luajë përsëri në këtë turne” – tha ai.

LEXO EDHE  VIDEO/ Kualifikimi me përmbysje në Conference League, shikoni festën e "çmendur" të Teutës

Kujtojmë që Europianin para kohe e ka mbyllur edhe Ousmane Dembele.