Zgjedhjet lokale të 2019/ Gjykata Kushtetuese heq përgjegjësinë nga vetja, ja çfarë vendosi

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Pas 11 orësh debat në sallë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur që të kërkojnë asistencë nga Komisioni i Venecias.

Palët duhet të dorëzojnë nga një pyetje deri më 25 qershor e cila do t’i niset Venecias.

LEXO EDHE  Kërcënuan policinë me pistoletë imituese, arrestohen 2 vëllezërit në Kurbin (Emrat)

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e drejtuar nga Voltana Ademi.

Më herët Gjykata rrëzoi kërkesën e qeverisë për të pezulluar çështjen deri në sqarimin e ligjshmërisë së mandatit të Ademit