Një 12-vjeçare është mbytur tragjikisht ditën e sotme në lumin ‘Drin’ në Dibër. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 12-vjeçarja kishte shkuar për tu larë në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, në njësinë Administrative Arras, ku dhe është gjetur e mbytur nga banorët e zonës.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Dibër/ informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.