‘Ditë e zezë për demokracinë’/ Vokshi: Regjimi Rama-Doshi emëroi zëdhënësen e PS në krye të AMA-s

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar ditë të zezë për demokracinë dhe lirinë e medias vendimin e parlamentit për të emëruar në krye të AMA-s zëdhënësen e rilindjes, Armela Imerajn (Krasniqi)

Përmes një deklarate na selia e PD, Vokshi deklaroi se sot regjimi Rama-Doshi i dha një tjetër goditje demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Siaps Vokshit pas këti akti Rama kërkon të përdorë AMA-n si gjykatë përballë gazetarëve dhe të censurojë lirinë e fjalës së lirë dhe shtypit.

Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias.

Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi.

Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetēm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë’, tha Vokshi.

LEXO EDHE  Dhuna ndaj gazetarit, SHÇBA nis hetimet ndaj policëve

Më tej Vokshi u shpreh se sot ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët të reagojnë, pasi kapja e AMA-s paralajmëron mbylljen e mediave online.

Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët.

Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazëtarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMAs paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online. Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë!’, deklaroi Vokshi.