• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 25 mln euro i KESH “përplas” Ergys Verdhon me paraardhësin e tij, Benet Beci

12:00 : 22/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një ndër firmat e para që vendosi Ergys Verdho si drejtor i Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare është anulimi i një tenderi rreth 25 milionë euro, i hapur në shkurt të këtij viti për rikonstruksionin e rrugës lidhëse Vau i Dejës-Koman.

Argumenti zyrtar i prezantuar nga Verdho ishte se projekti nuk hynte në listën e prioriteteve të institucionit, të cilin ai e drejton që prej 1 Qershorit të këtij viti.

Por, përtej asaj që duket formalitet, anulimi i procedurave të tenderit gjigand, të nisur disa muaj më parë, mendohet se është një përplasje mes drejtuesit aktual të KESH-it dhe paraardhësit të tij, Benet Beci, i cili u largua nga kjo detyrë pasi mori mandatin e deputetit në listat e Partisë Socialiste të qarkut Shkodër.

Ligjshmëria e vendimit të Verdhos për të anuluar një tender që kishte kaluar në shumë faza dhe filtra mbetet diçka për t’u verifikuar në vijim.

Lexo edhe:

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

Megjithatë, situata në KESH tregon se tenderat multi-milionësh prishin ekuilibrat dhe vendosin përballë njëri-tjetrit edhe drejtorët e fuqishëm të “Rilindjes”.

Tenderi me pikëpyetje

Në Shkurt 2021, Benet Beci, në atë kohë drejtor i KESH-it, prezantoi publikisht projektin e rikonstruksionit të rrugës lidhëse Qafë Qelë (Vau i Dejës)-Koman.

Sipas Becit, kjo rrugë do të lehtësonte komunikimin mes njësive të rëndësishme të Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare.

Në foto: Ish-Drejtori i KESH-it, Benet Beci, duke prezantuar projektin Qafë Qelë-Koman (shkurt 2021)

Terreni në atë zonë është shumë i vështirë dhe tenderi kishte një fond limit prej më shumë se 2.5 miliardë lekë të reja pa TVSH (rreth 25 milionë euro bashkë me TVSH).

Në Mars 2021, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) urdhëroi KESH-in, e drejtuar në atë kohë, të modifikonte kriteret kualifikuese të këtij tenderi.

Në foto: Tenderi rreth 25 mln euro synon rikonstruksionin e rrugës lidhëse mes Vaut të Dejës dhe Komanit

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se një kompani pjesëmarrëse kishte konstatuar se në tender ishte vendosur kritere diskriminuese dhe që orientonin tenderin drejt një fituesi të paracaktuar.

Megjithëse operatori ankimues nuk e përmendi emrin e kompanisë së paracaktuar, duket se gjithçka lidhej me shoqërinë “4-AM” shpk.

Pas modifikimit të kritereve, në 10 maj 2021 u mbyll procedura dhe, nga 5 operatorët pjesëmarrës, u kualifikua vetëm shoqëria “Albavia”.

Pas këtij rezultati, bashkimi i operatorëve, i drejtuar nga “4-AM” dhe në përbërje të të cilit ishin edhe “GPG Company” e “IDK Construction”, ankimuan kriteret kualifikuese të tenderit, një gjë që mund ta kishin gjatë fazës së aplikimit.

Në foto: Rezultati paraprak i tenderit 25 mln euro

Fillimisht, ankesa u drejtua pranë KESH-it në maj 2021, në kohën që institucioni drejtohej përkohësisht nga Besjan Kadiu.

Kesh-i rrëzoi ankimin e “4-AM” dhe kompania e bashkëpunëtorët e saj iu drejtuan Komisionit të Prokurimit Publik.

Argumenti kryesor i ankimit ishte fakti që KESH-i, në kriteret kualifikuese, kishte vendosur kontratën e punësimit që duhet të kishte kompania e suksesshme me një inxhinjer logjistike.

Sipas ankimit, ky kriter ishte diskriminues, pasi këtë funksion mund ta kryente edhe një lloj inxhinjeri tjetër, ai Mekanik.

“Loja” e Komisionit të Prokurimit Publik

Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim ankesën dhe kërkoi informacion nga Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare.

Në 4 qershor 2021, KESH-i i dërgon materialet Komisionit të Prokurimit Publik.

Por, vetëm një javë më pas, në 10 qershor, KESH-i, tashmë i drejtuar nga Ergys Verdho, sqaron se: sqaron se: Referuar problematikave dhe dinamikës së prioriteteve aktuale të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare KESH sha është i domosdoshëm anulimi i kësaj procedure për t’i lënë vend projekteve prioritare të parashikuara në programin ekonomik të vitit 2021 të KESH sha”.

Në foto: KESH-i, tashmë i drejtuar nga Ergys Verdho, njofton KPP-në për anulimin e tenderit 25 mln euro

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi ka marrë këtë mesazh nga Ergys Verdho, ka ndërmarrë një analizë të thelluar mbi faktin nëse përbën ose jo kriter diskriminues fakti i përfshirjes së inxhinjerit logjistik në dokumentat e tenderit.

Në përfundim të analizës, KPP arriti në konkluzionin se tenderi duhet anuluar plotësisht, për shkak të këtij kriteri.

Në atë që duket se u “dogj jorgani për një thërrime”, Komisioni i Prokurimit Publik e orientoi të gjithë procedurën drejt kërkesës së Ergys Verdhos, për anulimin e plotë të procedurës.

Ergys Verdho, i vënë shpesh në dyshime publike për tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, e la sërish gjurmën e parë si drejtor i KESH-it pikërisht në procedurën multi-milionë euroshe për rikonstruksionin e rrugës Qafë Qelë (Vau i Dejës)-Koman.

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025
BOTA

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

10:56 : 23/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari përndjek ish të dashurën, por byzylyku elektronik e tradhton

10:44 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
AKTUALITET

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

10:15 : 23/07/2025
Para

30 vite nga vizita e James Baker në Tiranë, Yuri Kim: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”

TË GJITHA

Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

10:56 : 23/07/2025

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025

Itali/ Shqiptari përndjek ish të dashurën, por byzylyku elektronik e tradhton

10:44 : 23/07/2025

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

10:15 : 23/07/2025

Gazetari ngre alarmin: Saranda po shkon drejt vendit të parë për krime në Shqipëri

10:08 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com