• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmëron Brataj: Parashikohet një valë e re në muajin shtator, qytetarët të tregohen të kujdesshëm

15:15 : 22/06/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të martë në rubrikën “Opinion”, në “News 24”.

Brataj tregoi të gjithë situatën epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se edhe pse rastet janë të pakta, virusi është ende duke qarkulluar mes nesh dhe kujdesi i qytetarëve nuk duhet ulur. Mjeku tha se me fillimin e vjeshtës, ekspertët kanë parashikuar një valë të re infektimesh, e quajtur “Vala e Bishtit”.

Por megjithatë, sipas Bratajt, situata në të cilën ndodhej vendi në muajt janar-shkurt, nuk do të përsëritet më.

Si jemi me shifrat?

Lexo edhe:

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

Skënder Brataj: Me shifrat jemi shumë mirë. Kur vendoset për marrjen e masave s’ka pse të ketë institucione të tjera të thotë një diçka që nuk është diskutuar. Masat janë duke u liruar. Kjo është periudha më kritike, sepse do të ketë turistë të huaj. Edhe aty duhet të shohim ecurinë epidemiologjike. Ka prej tyre që duan organizime të tjera.

Duhet të parashikojmë se ku do të shkojmë. Nuk është e lehtë të kontrollohen. Numrat janë të ulëta dhe njerëzit janë lodhur, nuk kërkojnë ndihmë për simptoma të lehta. I bie që ka më shumë se 100 të infektuar pavarësisht se regjistrohen tre apo katër. Rastet janë në ulje, por virusi është prezent dhe më shqetëson gjendja ndërkombëtare.

Situata edhe pse është e mirë, prapë ka konfuzion. Është situata e Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës, i cili kërkon që takimi i Këshillit Bashkiak të zhvillohet online.

Skënder Brataj: Nuk dua të hy te politika, sepse nuk është fusha ime. Nuk më duket normale që një Këshill Bashkiak duhet të shkojë se s’bën në teatër për të zhvilluar mbrëmje. Puna online është në fuqi, s’di çfarë përgjigje t’i jap. Numrin mbi 10 veta ne e kemi lejuar. Çdo njeri të respektojë ligjin dhe VKM-të. S’kemi pse ne si ekspertë të diskutojmë për këtë.

Do mblidhet së shpejti komiteti i Ekspertëve?

Skënder Brataj: Nuk e di, sepse ne kemi një strukturë që na lajmëron. Do të shtohet një orë në korrik. Do të rritet kapaciteti i stadiumeve, kinemave, deri në 30% të kapacitetit të tyre.
Muzika vijon të jetë e mbyllur, ç’keni me të?
Skënder Brataj: Janë marrë masat. Nuk e di se sa zbatohet. Të gjithë këto pyetje. Edhe ne kemi jetë private, nëse ndodhem në lokal në orën 23:00 do të ngrihem e të dal. Nuk është perceptim personal. Çdo gjë te Komitetin Teknik realizohet me anë të votave. Por, siç e kam thënë nuk bëjmë vetëm analizën e gjendjes tonë, por edhe ndërkombëtarëve. Sigurisht s’prishim rritjen e janar-shkurtit, por ka një rritje. Të shtrosh 7 të sëmurë, kur nuk shtronim asnjë gjatë zgjedhjeve dhe kohës së Bajramit. Do të jetë dhe vala e Bishtit, do të vijë në vjeshtë. Mutacionet bëjnë punën e saj.

Gjithashtu mjeku foli dhe për dy mutacionet e COVID-19, që janë kthyer në një shqetësim për popullsinë botërore. Brataj tha se është e vërtetë që varianti indian i virusit është me përqindje të lartë infektiviteti, ndërsa theksoi se nga të dhënat e deritanishme, rezulton se vaksinat e prodhuara, ofrojnë imunitet ndaj tyre.

Varianti DELTA, thuhet se do të ketë infektueshmëri të lartë dhe njerëzit janë të shqetësuar se vaksinat nuk ruajnë imunitetin ndaj kësaj mutacioni.

Skënder Brataj: Është e vërtetë që ka një inektueshmëri të madhe. Është vërtetuar, që është me shkallë më të lartë infektimi se varianti ALFA i Britanisë së Madhe. Moska ka shumicën e të infektuarve DELTA, e njëjta gjë dhe në Spanjë.

Kjo po na afrohet. Fakti i vaksinimit, funksionon ndaj variantit DELTA. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është fakti që edhe pse ke bërë vaksinën, nuk do të thotë që je plotësisht i mbrojtur. Sigurisht që sëmundja vetëm dëmtime të sjell, ndaj duhet të mbrohemi. Kujdesi duhet të vazhdojë. Virusi është midis nesh, kujdesi është ajo që duhet.

Lajme të lidhura

BOTA

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

18:07 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

18:01 : 12/05/2025
BOTA

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

17:55 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025
SPORT

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

17:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD kryeson bindshëm

17:28 : 12/05/2025
Para

U vari trupat gjysmë të zhveshur në një urë, karteli i El Chapo-s masakron anëtarët e bandave rivale

TË GJITHA

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

18:07 : 12/05/2025

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

18:01 : 12/05/2025

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

17:55 : 12/05/2025

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

17:41 : 12/05/2025

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD kryeson bindshëm

17:28 : 12/05/2025

Numërohen 560 kuti në qarkun e Tiranës, ja rezultati

17:26 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com