• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu po kthehet në estradë/ Konflikti i prokurores Elisabeta Imeraj me ndërkombëtarët

19:20 : 21/06/2021
në AKTUALITET, VETTING

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë duket se po degjeneron procesi i Vettingut, që vazhdon ti shitet shqiptarëve si shpërtimi i drejtësisë të re. Dhe rasti më sinjifikativ që e vërteton këtë është ai i kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ajo ka marrë sot në dorë vendimin e vettingut (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) se është gjetur krejtësisht e pastër nga akuzat që i kanë bërë përfaqësuesit ndërkombëtarë brenda sistemit, ata të OMN.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, Elisabeta Imeraj ishte akuzuar nga ish përfaqësuesi hollandez i OMN-së, Hans Kijlstra, se ajo e ka përgjuar, se madje i ka kapur disa imazhe me kontekst erotik, duke e shantazhuar në funksion të fitimit të vettingut.

Madje këto aludime e kanë bërë edhe përfaqësuesin tjetër të OMN-së, Theo Jacobs, të zhvillojë një nga seancat më të ashpra të marrjes në pyetje që kanë ndodhur për ndonjë prokuror apo gjykatws.

Në fund të marsit, agjensia BIRN raportoi se midis Jacobs dhe treshes së shqiptarëve që do gjykonin për Imerajn shpërthyen pakënaqësitë dhe sakrazma: “Ju nuk keni pyetje i nderuar kryetar? Unë kam disa” iu drejtua përfaqssueesi i OMN kryetarit të trupër gjykuese, Olsi Komici. Ai pohoi se kolegu i tij, Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, i kishte lënë në dorë disa vëzhgime bashkë me informacionin e sigururuar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.

Pra përplasja u bë e fortë. Nga njëra anë përfaqësuesit ndërkombëtarë hidhnin dyshime të forta për integritetin e Imerajt, ndërsa pjesa shqiptare, që shpesh është akuzuar si e kapur politikisht, vinte bast për pastërtinë e kryeprokurores së Tiranës. Ky bast është konfirmuar edhe tani me vendimin e zbardhur se “nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar”.

Lexo edhe:

No Content Available

Po pikërisht këtu evidentohet një problem jo i vogël, i cili ngre pyetjen: A u lobua politikisht për të “shpëruar ushtaren Imeraj”, për të perifrazuar një titull të njohur filmi? Në përforcim të kësaj hipoteze ështe edhe fakti se vetëm sisa ditë pas senancës të vettingut, ende pa u çertifikuar pastërtia e saj, Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë i dha Elisabeta Imerajt mandatin tre vjeçar në krye të prokurorisë të Tiranës. A qe kjo një formë shantazhi dhe presioni për ta bërë të pakthyeshëm fatin e Imerajt?

Shumëkush mendon se po. Këtë version mbështeti edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, gjë për të cilën kryeprokurorja e Tiranës e akuzoi publikisht. Pra ajo nuk e humbi rastin ta shprehte besnikërinë e saj duke goditur opozitën.

Hipoteza tjetër konsiston në faktin që vërtet Imeraj mund të jetë e pastër. Që ajo as nuk ka bërë përgjime erotike dhe as e ka shantazhuar ndërkombëtarin që duhej ta vettonte. Por, në këtë rast këtu bllof dalin përfaqësuesit e OMN-së. Me këtë version i takon që holandezi Hans Kijlstra të ketë qenë një mashtrues. Po vallë i tillë paska qenë profili i të huajit që do kontrollonte drejtësinë shqiptare, për të shtuar besimin tek ky proces. Po nëse Hans Kijlstra paskësh qenë i tillë, po Theo Jacobs, pse e mbështeti? Mos vallë përfaqësuesit e OMN në Tiranë qenkan disa arrogantë, inatçinj që bëjnë drejtësi pa fakte?

Natyrisht këtë betejë e fituan shqiptarët e vettingut dhe të tjerët që qëndrojnë pas tyre. Ata e shpallën të pastër Elisabeta Imerajn.

Por e gjitha kjo parodi i ka vënë një njollë të pa tretshme propagandës mbi reformën në drejtësii. Sepse ky rast nuk lë vend për dilema. Ose vettingu është i kapur dhe i kontrolluar politikisht, ose nëse nuk është i tillë, përfaqësuesit ndërkombëtarë si Hans Kijlstra dhe Theo Jacobs, që do ngrinin lart besimin e publikut tek ky proces qenkan disa çilimij të pazotë dhe të pa aftë, që i besokan thashethemeve dhe nuk paskërkan respekt për faktet. Ose në njërin version ose në tjetrin, vettingu këtë radhë rezultoi një estradë, fiks ashtu siç ndodhi në fund të marsit, kur u zhvillua seanca për Elisabeta Imerajn. /Lapsi.al

Etiketa: vetting imeraj boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Holanda shënon tjetër gol ndaj Maqedonisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com