Përballet me Vetting në KPK, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Abaz Muça

Prokurori Abaz Muça, i cili është njëherazi drejtues i komanduar i Prokurorisë së Matit do të përballet të martën më 22 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Abaz Muça e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 2008, ai është promovuar si prokuror në Prokurorinë e Matit. Prej vitit 2020, Muça ushtron funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Matit si i komanduar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Abaz Muça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Abaz Muça nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 2.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh.

LEXO EDHE  Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy shtetase

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.8 milionë lekë, nga të cilat 72% kanë si burim pagën e Z. Muça dhe 28% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2008

Deklarata e pasurise se vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019 /BIRN