FOTO/ 10 ditë në koma, 29-vjeçari nuk arrin të mbijetojë

Stiliano Filipi nuk ia doli. 29-vjeçari me origjinë shqiptare ishte në koma që prej 11 Qershorit, kur u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dervio. 29-vjeçari po kthehej udhëtonte me motor, kur u përplas me një furgon.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.

LEXO EDHE  Denoncimi/ Biznesmeni i rilindjes po u grabit pronat qytetarëve në Korçë! Emri

Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë ai ndërroi jetë.