Nga Boldnews.al
Ajo iku, disa “qanë” të tjerë qeshën… Në jetën e saj “profesionale” thotë se është infermiere, por terapi pacientësh kurrë nuk ka bërë. Sepse ajo shkoi drejt e në majë. Kjo është Ana Luca, që mjeshtëria e saj qëndron në faktin se di të shesë një produkt që nuk ekziston, ose edhe kur ekziston paksa, shumëçka fryhet aq shumë sa propaganda qeveritare ngre “tornado” edhe në një teke raki…
Aq me vlerë ishte kjo punonjëse e dalluar në çdo drejtim, sa edhe kryeministri Edi Rama, kur nuk kishte me çfarë të merrej postonte “sakrificat e saj”, punën me orë të zgjatura, deri në mohimin e jetës së përditshme, si një “gjenerale” pa spaleta që luftonte me “armikun e padukshëm” gjatë kulmit të pandemisë.
U tha dhe çfarë nuk u tha, por më shumë dinë të tregojnë ata që përjetuan stresin dhe trysninë e Rilindjes së përfaqësuar nga e “zhgënjyera e Rilindjes” e tanishme Luca. Iku ky kapacitet, ia ktheu shpinën me shumë dhimbje vendit, për të cilën ajo sakrifikoi aq shumë, deri sa i ngjirej zëri me ulërima, kërcënime për vartësit dhe intriga të vogla që ktheheshin në “ngjarje të mëdha”.
Sa të thella paskan qenë këto punë… Kushedi sa është trishtuar kryeministri Edi Rama kur ka mësuar se një nivel i këtyre përmasave që nuk maten, (përmasa infinit), është thithur nga Gjermania. Po po, vetë strukturat gjermane të shëndetësisë duan ta kenë në gjirin e tyre virtytet e Lucës. Sigurisht atje në Gjermani nuk ka Rilindas që ta katapultojnë si drejtuese të sektorëve të rëndësishëm, por këtu tek ne është një personazh i botës “surreale” propagandistike.
“Bukuri njerëzore”,- e cilësoi Kryeministri Edi Rama historinë e Ana Lucës, në prillin e vitit të kaluar. Ajo i përket atyre herojve të ngjashëm me filmat e realizmit socialist, që lë rehatinë e qytetit dhe shkon në fshatrat e thellë pranë njerëzve të thjesht, ashtu gju më gju me popullin e vorfën, por shumë parti dashës.
“E fundit në pretendime, dhe e para në sakrifica”-ky postulat i anëtarëve komunist që krijuan njeriun e ri të cilën sot e quajmë Rilindas, shkon përshtat në këtë rast. Ja çfarë thotë Luca në atë kohë: “Isha me leje të zakonshme, kur mora vesh lajmin për rastet e para të infektuar në Shqipëri. Të nesërmen u ktheva menjëherë në punë dhe kërkova të rikthehesha në profesionin tim, atë të infermieres në spitalin Infektiv”. Sa bukur, aq sa ky gjest finsik preku vetë ta madhin, që i mbyllur në luksin e Surrelit.
Ndërsa tashmë e zhgënjyera Luca, që gjithnjë ishte në poste drejtuese nga vendimet e drejtuesve Rilindas, sot po sulmon të singjashmit. “Nuk kanë nevojë për heronj por kanë nevojë për lëpirsa… nuk kanë nevojë për heronj, kanë nevojë për ushtarë që tu pastrojnë këpucët”-shkruan ajo në rrjetin social facebook, duke mbajtur një qëndrim prej “heroine”. Atë rrjet që më parë e kishte mbushur me arritjet e qeverisë, me postimet e pafundme të propagandës po të qeverisë. Sot po hanë “veten”, duke mos pasur “armiq”, ky sekt qeverisës i krijon armiqtë dhe nganjëherë i gjejnë edhe brenda vetë sutrukturave. A po flasim për “luftën e klasave”?
Po çfarë thonë për këtë “kapacitet profesionialo-intelektual” në vendet ku ajo ka punuar, gjithnjë nga maja e hierarkisë? Trysni, mllef, prepotencë dhe kurbanë që shkonin si “trofe” për drejtuesit e QSUT-së. e pësuan vartësit e saj, jo se kryenin alleshverishe, jo se nuk punonin, jo se ishin të paaftë, por nuk kishin tarefe dhe nuk donin të “lëpiheshin”. Ky ishte “faji” i tyre, duke përfunduar ose të shkarkuar, ose të degdisur në sektorë të vështirë që shërbejnë si “vende internimi” për të pabindurit e partisë. Dhe Luca me propozimin që bënte për këta “armiq të Rilindjes”, ishte aty ndërsa kjo masakër me burimet njerëzore në QSUT ndodhte.
Raste janë të shumtë. Ndërsa kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë kishin vendosur të paguanin 1000 euro për çdo staf të personelit mjekësor infermieror që punonte në sektorët covid, Luca u kërkon infermiërëve që të punojnë 12 orë në ditë.
Në një rast kur propozon këtë nismë, një nga infermieret reagon dhe shprehet: “Është e pamundur të punohet 12 orë në spital covid, me këtë veshje dhe lodhje të madhe, pasi puna është specifike dhe për shkak të lodhjes bie edhe shërbimi ndaj pacientëve”… Luca e pyet si e kishte emrin ajo që “sugjeroi” dhe u “ankua”… Çfarë ndodhi? Të nesërmen nuk e pa më askush, diku ishte transferuar ose edhe larguar përfundimisht. Po ashtu tarafi i saj, të njohurit, miqtë e vjetër, apo të krijuar rishtaz aty njohën vetëm sukses nga influence e saj. U transferua staf i specializuar dhe në vendin e tyre shkonin “miqtë e Rilindjes” dhe fjala e Lucës ishte vendim në zyrat e drejtoesisë së Burimeve Njerëzore.
Këta infermierë dhe infermiere që punojnë dhe ulin kokën mes trysnisë së “Rilindjes Luca” sot “qeshin” me qëndrimet dhe zhgënjimet e saj, sidomos kur shprehet se “nuk kanë nevojë për heroj, por për lëpirësa”. E thënë kjo nga personazhi që u katapultua nga një sektor privat në strukturat drejtuese të QSUT-së, çedon shumë, më shumë se udhëtimi “Shqipëri-Gjermani” qoftë edhe me turbulanca humori. Ndoshta do i duhet të pastrojë rrjetin e saj cocial, ku nuk la postim, shprehje dhe “nismë” imagjinare që propagandonte Rilindja e saj e dikurshme dhe e tanishmja.
Sa keq, sot nuk do e kemi më. Nuk do ndihen ulërimat e saj në pavionet ku punoi. Nuk do shohim më infermierë dhe staf tjetër të personelit shëndetësor që dridhej sepse kërcënohej me bukën e gojës. Ajo u zhgënjye nga Rilindja, ndonëse Rilindja e katapultoi drejt e në elitën drejtuese të QSUT-së dhe pasi u “kacafytën” për çështje “parimore”, fiton më i forti dhe Luca sado e fortë që ishte nuk e përballoi një më të madh se veten. Rilindja të ngre, ajo të ul.
Është momenti që të kthehen sytë nga ata mijëra të rinj dhe staf infermieror i specializuar që janë detyruar të largohen, jo vetëm nga pagat qesharake, por nga kushtet e punës dhe mbi të gjitha edhe nga trysnia që vjen nga Rilindas që sot zhgënjehen për interesa personale po nga Rilindja.