“Nesër luaj ndeshjen e fundit”, sulmuesi i njohur tërhiqet nga ekipi kombëtar

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev njoftoi se ndeshja kundër Holandës ditën e nesërme do të jetë e fundit për sulmuesin me maqedonasit.

Edhe pse 37 vjeç Pandev ka një rol thelbësorë në kombëtare duke mbajtur ekipin e bashkuar dhe duke ndihmuar maqedonasit me golat e tij.

“Kjo është ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar, mendoj se është momenti i duhur për të thënë lamtumirë.  Shpresoj që këta djem, kjo gjeneratë, të vazhdojë të kualifikohet në Kupën e Botës.

Ata sjellin shumë gëzim për popullin e Maqedonisë së Veriut sepse ata janë lojtarë cilësorë që luajnë për ekipe të mira dhe mendoj se ata meritojnë të kalojnë në Kupën e Botës”, tha Pandev.

LEXO EDHE  Vlera e operacionit rreth 2 milionë euro, ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Serie A

Pandev mbyll kështu një karrierë 20 vjeçare me Maqedoninë e Veriut, që prej debutimit në vitin 2000.