U largua nga Fiorentina pa filluar sezoni, Gattuso arrin akordin me gjigandin e Premier League

Pas zyrtarizimit ditën e sotme nga Fiorentina se Ivan Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë më trajner i tyre, tani më ish-tekniku i Milanit dhe Napolit ka arritur akordin me skuadrën e Totenhemit.

Gatuzo ka fituar konkurrencën me Paulo Fonsekën dhe zyrtarizimi është çështje orësh. 43-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro.

LEXO EDHE  Nga “bomberat” e konfirmuar te talentet/ Reja me mundësi zgjedhjeje në sulm, ja lojtarët kuqezi që po shkëlqejnë në Europë

Tekniku i njohur u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin