Projektet e rindërtimit, Rama shfuqizon VKM-të për dy zona në Durrës. Çfarë parashikohej

Rreth 16 muaj pasi miratoi dy vendime të veçanta lidhur me rindërtimin, Qeveria Rama i ka shfuqizuar së fundmi ato.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, dhe nën drejtimin e zv.Kryeministrit Erion Braçe, qeveria anuloi vendimet që kishin lidhje me zonën e Rindërtimit nr.2 dhe nr.3 në Durrës, respektivisht në lagjen nr.18 dhe nr.14, Shkozet.

VKM-të me nr.129 dhe nr.130, dt 13/02/2020 parashikonin rindërtimin e pallateve të reja për banorët e mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit. Në atë kohë qe caktuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit si njësia zbatuese e projektit.

Madje në atë kohë u publikuan edhe projektet për pallatet e reja që do të ndërtoheshin në këto dy zona Rindërtimi. Por 16 muaj më pas e njëjta qeveri vendosi të anulojë vendimet.

Përveç dy pallateve të shembura nga tërmeti, ku ka nisur rindërtimi, për asnjë nga objektet e tjera të shembura në qytetin bregdetar nuk ka asnjë dritë jeshile për nisjen e punimeve.

Dy VKM-të e miratuara sot:

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.129, DATË 13.2.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” e “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

LEXO EDHE  Mjeku shqiptar: Nëse keni këto simptoma, vuani nga ‘Delta’

V E N D O S I:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.129, datë 13.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në Njësinë Administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

***

V E N D I M

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.130, DATË 13.2.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.130, datë 13.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në Njësinë Administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE