Një aksident i rëndë u shënua këtë pasdite në aksin Fier-Cakran, ku një makinë doli nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë një rrëpire.
Në këtë aksident viktimë ka mbetur drejtuesi I mjetit.
Ai është identifikuar si Gramoz Veli Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz, bashkia Fier. Nuk ka ende të dhëna lidhur mbi shkaqet që çuan në këtë aksident.