Teatri në Kushtetuese, reagon avokatja Kalaja: Kam besim se do merret një vendim pozitiv

Në përfundim të seancës së gjatë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar dhe avokatja Adriana Kalaja.

Kalaja teksa bën me dije tërheqjen për vendimin përfundimtar të Kushtetueses, thekson se me provat e reja e dorëzuara ka besim të plotë që Kushtetuesja do të marrë një vendim pozitiv, kundër shembjes.

“Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e Teatrit. Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar. Kam besim se do marrë një vendim pozitiv. Kemi depozituar prova shtesë, besoj se e kemi bindur”, tha Kalaja.

LEXO EDHE  Aksidenti në Kroaci, kush është shoferi shqiptar që humbi jetën (Emri+Foto)