Pogba: Sot u ngjallëm frikë kundërshtarëve, Gjermania me fat që nuk pësoi më shumë

Franca ja doli të triumfojë sot ndaj Gjermanisë me shifrat 1-0 me ndihmën e një autogoli të Hummels në minutën e 20. UEFA zgjodhi Paul Pogba njeriun e ndeshjes. Francezi foli pas ndeshjes për mediet dhe tregoi përshtypjet e kësaj sfide.

“Jemi të përqendruar vetëm me atë çka ndodh në fushë. E dimë se duhet të jetojmë me madhështinë e kampionëve të Botës, por edhe të zbresim në fushë me përulësi. Kur duhet të vuajmë, e bëjmë së bashku dhe kur duhet të sulmojmë ndodh e njëjta gjë.

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen e parë. Ajo siguron ritmin tonë në të gjithë garën dhe sonte ishte një ndeshje shumë e luftuar. Mendoj se sot bëmë një ndeshje, që ngjall frikë te kundërshtarët. Paraqitja e ekipit është gjëja më e rëndësishme.

Pa ta unë nuk do kisha luajtur mirë gjithashtu. Të gjithë jemi përpjekur sonte. Gjatë pjesës së dytë kishim dy mundësi shumë të mira në kundërsulm, por fati nuk ishte në anën tonë. Mund ta kishim fituar ndeshjen 2 ose 3 me zero. Mbappe ishte i jashtëzakonshëm sonte”, u shpreh Pogba.

LEXO EDHE  Kualifikimi historik në Conference League, zbulohet premio e majme që do të përfitojnë lojtarët e Teutës