• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, sot anëtarësia zgjedh kryetarin e ri/ Çfarë pritet

07:52 : 13/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mbi 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot përmes parimit një anëtar një votë për të zgjedhur Kryetarin e ri të kësaj partie.

Procesi i votimit nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 19:00, ndërsa në garë janë 4 kandidatë.

Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Në të gjithë vendin janë ngritur 76 qendra votimi, bazuar në organizimin e degëve të kësaj partie, ku për çdo degë ka 1 qendër votimi.

Lexo edhe:

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

Sipas udhëzimit, anëtarët me të drejtë vote duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë e pavlefshme nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë.

Lulzim Basha, i cili është kryetari në detyrë i PD, kërkon mandatin e 3-të për drejtimin e partisë më të madhe opozitare, ndërsa përballë tij janë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Basha iu bashkua PD në 2005, mbajti 3 poste ministrore nga momenti që Sali Berisha krijoi qeverinë e tij, deri në 2011 kur kandidoi për bashkinë e Tiranës. Ministritë e drejtuara nga Basha ishin ajo e Transporteve, e Jashtme dhe e Rendit, ndërsa në 2011, arriti të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke mundur Edi Ramën me 11 vota diferencë.

Basha u vendos në krye të PD në 2013 pas një procesi zgjedhor, ku përballë kishte të ndjerin Sokol Olldashi. Gjithashtu Basha u rikonfirmua Kryetar i PD në 2017 kur kandidonte përballë Eduart Selamit, ish-kryetar i PD-së nga 1992 në 1995, kohë kur u shkarkua pas një kongresi të jashtëzakonshëm.

Fatbardh Kadilli, i cili për disa kohë ka mbajtur mandatin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD. Kadilli gjithashtu ka qenë deputet i kësaj partie, ndërsa ditën e sotme synon postin e Kryetarit.

Edith Harxhi, ish-greviste e urisë në grevën e studentëve në 1990, ka mbajtur postin e zv.ministres së Jashtme. Harxhi ka qenë një nga kritiket e Lulzim Bashës në 8 vitet, që ai ka drejtuar PD-në, dhe në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, mbështetet nga “Grupi për PD”, ku përfshihen edhe Bujar Nishani dhe Arben Imami.

Agron Shehaj, iu bashkua PD në 2017, kur kandidoi për deputet në Qarkun e Vlorës si drejtues i listës, dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte një nga drejtuesit politikë të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, ku mbulonte njësitë nr 5 dhe 7.

Të tre kandidatët, Kadilli, Harxhi dhe Shehaj, kanë shprehur kritika të forta në drejtim të Lulzim Bashës, i cili e konsideron 25 prillin, si një masakër zgjedhore, ndërsa ka kërkuar mbështjeten e anëtarëve të partisë që drejton për një tjetër mandat. Sipas tre rivalëve të Bashës, rezultati i 25 prillit, është përgjegjësi e kreut demokrat, i cili nuk arriti të krijojë frymë dhe të bindë shqiptarët të votojnë alternativën e PD.

Kjo është hera e parë në historinë e PD që në garën për kryetar marrin pjesë 4 kandidatë, pasi në vitet e mëparshme ose ka pasur dy të tillë, ose gara ka qenë pa rivalë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025
AKTUALITET

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025
AKTUALITET

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025
AKTUALITET

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025
Para

Plagosja me armë në Tiranë, policia jep detaje/ Ja si ndodhi ngjarja

TË GJITHA

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com