• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transportonte drogë nga Holanda drejt Zvicrës, shqiptarja shtatzënë përballet me drejtësinë/ Detajet

10:02 : 13/06/2021
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e ka shpallur fajtore shqiptaren nga Kosova dhe i ka dhënë ​​një dënim me kusht me burg prej dhjetë muajsh me një periudhë prove prej pesë vitesh.

Qytetarja 32-vjeçare nga Kosova kishte takuar një korrier droge në verën e vitit 2015, i cili vinte rregullisht nga Amsterdami në St.Gallen, çdo herë duke sjellë një valixhe në Zvicër që përmbante midis dy dhe pesë kilogramëve kokainë.

E akuzuara është fajësuar se kishte qenë pjesëmarrëse në të paktën pesë nga këto udhëtime, shkruan tagblatt.ch.

Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në St.Gallen, prokurori publik ka thënë se ajo e dinte që i dashuri i saj kishte marrë një valixhe me drogë atje, transmeton albinfo.ch. Sipas vërejtjeve të tij, ajo ka bërë punën e shoferes për të dashurin, në makinën e saj. Ata kanë kaluar natën në Amsterdam, kanë marrë valixhen e përgatitur me fund të dyfishtë, kanë kaluar Gjermaninë, pastaj kanë përdorur tragetin nga Friedrichshafen për në Romanshorn dhe kanë arritur në St.Gallen.

Të akuzuarit kishin marrë kompensim për shpenzimet e tyre në Amsterdam, ka theksuar prokurori. Përveç kësaj, ajo dhe i dashuri i saj kanë ndarë përgjysmë tarifën e “ndërlidhësve” prej 2,000 CHF për valixhe.

Lexo edhe:

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

Bashkëpunimi ka përfunduar kur të dy janë ndarë në fund të janarit të vitit 2016. Ndërsa ne dokumentin e akuzës thuhet se, kosovarja e cila është rritur në Gjermani dhe Zvicër, është takuar në fund të korrikut 2017 me një të njohur i cili ishte gjithashtu një ndërlidhës droge midis Amsterdamit dhe St.Gallen.

E akuzuara ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte probleme financiare. Ajo i kishte kërkuar të njohurit që t’i jepte para hua, përcjell albinfo.ch. Si kundërshpërblim ajo do ta shoqëronte atë në Amsterdam për të marrë një valixhe me kokainë dhe për ta sjellë në Zvicër.

Të dy kanë fluturuar për në Amsterdam dhe kanë qëndruar në një hotel. Në mëngjes herët ata janë marrë nga një afrikan dhe janë dërguar në një stacion treni afër kufirit. Nga atje, të dy kanë marrë trenin përsëri për në St.Gallen me një valixhe që përmbante kokainë në fundin e dyfishtë, të rremë.

E akuzuari ka mohuar vendosmërisht të ketë ditur për dërgesat e drogës. Ajo kurrë nuk ka shikuar valixhet e dikujt tjetër. I dashuri i saj i kishte thënë asaj se do të kalonin një fundjavë të bukur në Amsterdam. Ai i kishte premtuar të shkonte në një “Coffeshop” me të sepse ajo pinte duhan marijuanë në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Edhe i njohuri tjetër, i ri, i kishte ofruar vetëm një fundjavë relaksuese sepse ajo ishte e dëshpëruar në atë kohë për shkak të shtatzënisë dhe shqetësimeve financiare. Ajo ndihej e vetme dhe prandaj e kishte pranuar me kënaqësi ofertën.

Përkundër provave mbizotëruese, e akuzuara për fat të keq nuk ka bërë pranimin e veprës, ka thënë prokurori. Ajo tashmë ka pasur një rast penal për shërbimet ndërlidhëse, në Kantonin Vaud. Ajo madje ka lindur fëmijën në kohën sa ishte në burg.

Prokurori ka kërkuar një dënim për një vepër të kualifikuar kundër Ligjit për Narkotikët. Përveç gjykimit në Vaud në vitin 2018, ajo duhet të dënohej me dhjetë muaj burgim, dhe dëbim nga vendi për pesë vjet.

Por, avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësi për klienten e tij. Akuzat e bëra nga prokuroria nuk përcaktohen me saktësi të mjaftueshme, sipas tij. Kur ajo ka udhëtuar për herë të parë në Amsterdam, ajo vetëm kishte dashur të kalonte një fundjavë të mirë me të dashurin e saj, përcjell albinfo.ch. Arsyeja e udhëtimit të fundit me të njohurin e ri qëndron në problemet e saj personale. Ajo shpresonte që kështu të largohej nga shqetësimet e saj.

Nëse gjykata e dënon atë megjitghatë, është e domosdoshme të përmbahet nga dëbimi i saj nga Zvicra. Akuza ka të bëjë me gjashtë vjet më parë. “Sot klientes së tij mund t`i jepet një prognozë e mirë”. Ajo tani është nënë e një fëmije të vogël, ka përfudnuar lidhjet me jetën e saj të mëparshme dhe mbështetet fuqimisht nga familja e saj.

Gjykata e Qarkut e St.Gallen-it e ka shpallur fajtore kosovaren dhe i ka shqiptuar ​​një dënim me kusht me burg prej dhjetë muajsh me një periudhë prove prej pesë vitesh. Ajo ka hequr dorë nga dëbimi i saj, transmeton albinfo.ch. Për gjykatën ishte plotësisht e qartë se e akuzuara dinte për valixhet me drogë dhe kishte përfituar nga shërbimi prej korriereje, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Gjithashtu, gjyqi ka marrë në konsideratë faktin se jeta e 32 vjeçares është stabilizuar gjatë gjashtë viteve të fundit. Sa i përket heqjes dorë nga dëbimi nga vendi, ajo përfiton nga fakti se është nënë e një fëmije që ka një pasaportë zvicerane.

Lajme të lidhura

SPORT

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

20:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

20:39 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës

20:23 : 06/06/2026
AKTUALITET

FOTO/ Nga ironia te kritikat për Ramën, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

20:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit…

19:53 : 06/06/2026
Para

Aksidentoi 69-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, në pranga shoferi

TË GJITHA

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

20:54 : 06/06/2026

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

20:39 : 06/06/2026

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës

20:23 : 06/06/2026

FOTO/ Nga ironia te kritikat për Ramën, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

20:09 : 06/06/2026

I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit…

19:53 : 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, shtohet numri i qytetarëve kundër Ramës

19:36 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibom