• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga fotografimi i votave te moslejimi i anëtarëve për të votuar, ja ç´thotë Jemin Gjana për akuzat

15:45 : 13/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga kandidatët që janë në garën për kreun e PD, veçanërisht Edith Harxhi dhe Agron Shehaj, janë hedhur akuza lidhur me manipulimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të ri të kësaj partie.

Harxhi dhe Shehaj kanë denoncuar parregullsitë që sipas tyre kanë të bëjnë me fotografimin e votave, moslejimin e anëtarëve për të votuar, heqjen e emrave të anëtarëve nga listat, apo lejimin e personave që s´janë anëtarë për të votuar.

Por Jemin Gjana, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, nuk bie dakord me këtë akuzë, duke sqaruar se nuk është e vërtetë që janë votuar votat por janë thjeshtë fletët e votimit të cilat nuk janë fotografuar brenda qendrave të votimit.

Pyetje: Z. Gjana, ju thoni se nuk keni lejuar askënd që të cënojë udhëzimin, por në rrjetet sociale po qarkullojë foto ku është fotografuar vota, kryesisht votë për kryetarin në detyrë. Lulzim Basha.

Jemin Gjana: E kam konstatuar këtë në dy raste, nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar, mbi të cilën njerëzit kanë bërë shënim dhe e kanë futur në rrjetet e tyre për të nxitur individët të votojnë për një kandidat ose për një tjetër, por nuk janë fotografime të votave brenda qendrës së votimit. Se ç’bëjnë individët nga jashtë qendrës së votimit është punë e tyre.

Lexo edhe:

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

“S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”, Livia shpërthen keq ndaj Mevlanit (FOTO)

Pyetje: Z. Gjana keni ndonjë përgjigje për kandidatët në garë të cilët edhe nga selia blu kritikuan procesin si të njëanshëm, vëzhguesit e tyre janë dëbuar, janë nxjerrë jashtë, një garë e pabarabartë, keni një përgjigje? Madje edhe z.Nishani, kreu u Këshillit Kombëtar, pak më parë e quajti maskaradë elektorale.

Jemin Gjana: Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, por gjithësesi është në drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike.

Pyetje: Z. Gjana, ju thoni se nuk keni lejuar askënd që të cënojë udhëzimin, por në rrjetet sociale po qarkullojë foto ku është fotografuar vota, kryesisht votë për kryetarin në detyrë. Lulzim Basha.

Jemin Gjana: E kam konstatuar këtë në dy raste, nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar, mbi të cilën njerëzit kanë bërë shënim dhe e kanë futur në rrjetet e tyre për të nxitur individët të votojnë për një kandidat ose për një tjetër, por nuk janë fotografime të votave brenda qendrës së votimit. Se ç’bëjnë individët nga jashtë qendrës së votimit është punë e tyre.

Pyetje: në njësinë 5 vazhdon normalisht votimi?

Jemin Gjana: Votimi në njësinë 5 është duke vazhduar shumë normalisht. Dua të falënderoj përfaqësuesen që u dërgua atje që në orën 11.00 Barbara Doda, e cila po tregon korrektësinë maksimale në ndjekjen e procesit për llogari të kolegut Shehaj i cili pati një përfaqësim në orët e mëngjesit me një përfaqësuese tjetër që u tregua problematike, fotografonte, filmonte, bërtiste, krijonte probleme brenda qendrës, ranë dakord ta zëvendësojnë, e kemi zëvendësuar dhe procesi vijon normalisht.

Pyetje: Z. Gjana, pas deklaratës së z. Nishani në Devoll, ai theksoi se është përgjysmuar lista e anëtarëve të PD-së dhe e cilësoi këtë si një lloj frike që mund të ketë kryetari Lulzim Basha. A është e vërtetë kjo?

Jemin Gjana: Nëse në Devoll është përgjysmuar lista, unë ju bëj me dije se nuk ka përgjysmim të listave por normalisht mund të ketë ende në lista prandaj ne kemi vënë një klauzolë që të votojnë njerëzit që kanë karta anëtarësie. Nëse ka në Devoll, unë po ju them se ka ndodhur edhe në Has, një problem me listën që është në sistem, sepse kanë bërë një riorganizim në muajt e fundit. Nuk e kanë updat-uar dhe ka mbetur lista e votimit për kandidatët për deputetë. Nuk kemi bërë asnjë ndryshim, asnjë shtesë sepse kemi dashur t’i qëndrojmë korrekt deklaratës së bërë nga fillimi. 75 mijë e 67 anëtarë kemi në sistemin elektronik të partisë dhe do të shtohen vetëm ata që do të shkojnë me kartë identiteti. Nuk ka absolutisht, ju garantoj për këtë, asnjë veprim të qëllimshëm të kësaj natyre. Normalisht, na dalin individë të veçantë që mund të kenë patur pozicione partie nëpër degë, n/kryetarë, sekretarë, etj, që u ka ikur emri nga sistemi, janë detyruar të shkojnë në familje, të marrin kartën të shkojnë të votojnë. Por, gjë të qëllimshme nuk ka. E them këtë me përgjegjësi të plotë.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

09:53 : 07/07/2025
SHOW BIZ

“S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”, Livia shpërthen keq ndaj Mevlanit (FOTO)

09:53 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama “de facto” edhe kryebashkiak i Vlorës, tjetër takim në Bashki, nuk i shtrëngon dorën askujt

09:51 : 07/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagoset me armë një person në Konispol, tentoi të grabiste një banesë

09:36 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meteorologia: “Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë, të mërkurën priten rënie temperaturash

09:34 : 07/07/2025
SHENDETI

Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll

09:34 : 07/07/2025
Para

Aksident në Spille, plagoset rëndë çifti i të rinjve (EMRAT)

TË GJITHA

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

09:53 : 07/07/2025

“S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”, Livia shpërthen keq ndaj Mevlanit (FOTO)

09:53 : 07/07/2025

Rama “de facto” edhe kryebashkiak i Vlorës, tjetër takim në Bashki, nuk i shtrëngon dorën askujt

09:51 : 07/07/2025

EMRI/ Plagoset me armë një person në Konispol, tentoi të grabiste një banesë

09:36 : 07/07/2025

Meteorologia: “Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë, të mërkurën priten rënie temperaturash

09:34 : 07/07/2025

Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll

09:34 : 07/07/2025

Elon Musk paralajmëroi krijimin e një partie të re, Trump: Është qesharake

09:25 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com