Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës.
Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”. Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.
Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shteteses Prena Buruku. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani.
Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal.