• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Protestojnë kopjacët!” Evis Kushi tenton të zbusë revoltën e maturantëve me “lugë bosh”

16:39 : 12/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tentoi nëpërmjet rrjeteve sociale që të shuajë që në gjenezë revoltën e maturantëve, të cilët ndihen të tradhëtuar prej saj personalisht, por edhe autoriteteve të tjera, pas premtimit se tezat e provimeve përfundimtare do të jenë në nivelin e dijeve të marra nga një sezon shkollor gjysmak për shkak të pandemisë covid-19.

Qindra maturantë u mblodhën për të protestuar mesditën e së Shtunës në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Gjirokastër e në qytete të tjera.

Ata kundërshtojnë nivelin e vështirë të tezës së provimit të Matematikës, për të cilin vlerësojnë se i tejkalon leksionet që kanë marrë në auditorë.

Ministrja Kushi reagoi sapo mediat po shfaqnin në seri grumbullimet masive të të rinjve.

Lexo edhe:

No Content Available

Në rrjete sociale, ajo u shpreh se “Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës”

Kjo ndëhyrje e Kushit në rrjete sociale erdhi vetëm pak minuta, pasi zyrtarët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) rrëzuan zyrtarisht pretendimet e maturantëve.

Madje, njëra prej zyrtareve të QSHA-së shkoi shumë larg, kur aludoi se nxënësit që ankohen për vështirësinë e tezës së provimit mund të jenë “kopjacë”.

“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi…Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar”, tha përfaqësuesja e QSHA-së.

Me shumë mundësi, kjo shprehje tërësisht e papeshuar mirë nga zyrtarja e strukturës që ka hartuar tezën e provimit, ka detyruar Kushin që të nis postimin e saj me “Të dashur maturantë!”

Por, teksti emocional i ministres së Arsimit dhe premtimi i saj për mundësinë e rishikimit të testit nëse do të konstatohen problematika, u konsiderua si një “lugë bosh” nga maturantët protestues.

Dhe, në fakt, dyshimi i tyre ka një bazë reale. Diskutimet për vështirësinë e lartë të tezës së Matematikës kanë nisur shumë herët në radhët e maturantëve dhe mësuesve të lëndës në gjimnazet e Shqipërisë.

Pak javë më parë, Ministria e Arsimit dhe strukturat vartëse të saj kanë shpërndarë programin orientues për provimet e Maturës.

Nxënësit kanë konstatuar se ushtrimet orientuese për Matematikën ishin të një niveli shumë të lartë, përtej dijeve që ata kanë marrë gjatë dy sezoneve të cunguara për shkak të Covid-19 në vitet shkollore 2019-2020 dhe 2020-2021.

Shumë prej tyre kanë njoftuar strukturat arsimore, përfshirë edhe drejtoritë rajonale e Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) për pretendimet e tyre kohë përpara se të hartohej dhe miratohej teza përfundimtare e testit të Matematikës.

Këtë shqetësim e ka raportuar rreth dy javë para testimit të Matematikës edhe “Boldnews.al”, në një shkrim të datës 2 Qershor 2021.

Por, askush nga autoritetet arsimore, përfshirë edhe Ministren e Arsimit, nuk ka reflektuar për shqetësimet e maturantëve.

Tashmë, që protesta e nxënësve u mbërriti pranë dyerve të institucioneve, ministrja Kushi u premton të rinjve të revoltuar dhe prindërve të tyre mundësinë e rishikimit, në rast se do të konstatohen problematika.

Pra, shumë thjesht-Kushi dhe vartësit e saj premtojnë se do të shohin tani, atë që duhet ta kishin parë prej shumë javësh.

Lëvizja e ministres Kushi duket si një tentativë e qartë për të zbehur revoltën e maturantëve, të cilët deklaruan se do të bojkotojnë provimin e fundit, atë “me zgjedhje”, në rast se Ministria e Arsimit nuk do të marrë parasysh kërkesën e tyre për zbritjen e pikëve të pyetjeve të vështira dhe jashtë kurrikulës në testin e Matematikës.

Këto orë të pasdites, por edhe gjatë të dielës, kur është njoftuar protesta e radhës, autoritetet qeveritare do të synojnë që të shkatërrojnë protestën e maturantëve, siç kanë bërë edhe më herët.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ndoshta po e kupton se lëvizja, fillimisht e paorganizuar mirë e maturantëve këtë të Shtunë, në ditët në vijim mund t’i kushtojë asaj vendin e punës, në rast se vijon t’i shpërfillë kërkesat e tyre të drejta.

Etiketa: kushi protesta boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Uellsi befason Zvicrën, barazohet rezultati

TË GJITHA

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com