Largimi i Gramoz Ruçit nga politika, ja çfarë deklaroi Edi Rama në kongres

Edi Rama është mërzitur shumë që Gramoz Ruçi, ndër të paktët që mbijetoi në Partinë Socialiste edhe pas ndryshimit të emrit nga Parti e Punës në atë që është sot.

Pasi Ruçi njoftoi se largohet nga pushtetit dhe nga politika, Rama tha se ndjehet se i janë prerë krahët, gjë që ia ka thënë dhe Ruçit kur e njoftoi se do të ikte nga PS.

Rama pohoi se e pati të pamundur që të bindte Ruçin 70 vjeçar që të qëndrojë ende në PS dhe në pushtet.

“Një falënderim për shokun e vjetër të armëve që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i kësaj familjeje në gëzime e hidhërime dhe në të tëra vite të kësaj rruge ka qenë ditë e përditë në krahun tim, Gramoz Rucin.

Nuk dua t’ua fsheh se në takimet e fundit të takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr, duke e njohur besoj që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast akoma nuk e gjej dot si do të mbushet boshllëku u largimit të tij.

Pa këshillën e Gramozit do e kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve, e di që ai do mbetet këshilltari im më i besuat për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh të një eksperience të pashoq”.

Në fund Rama e quajti dhunti këtë që bëri Gramoz Ruçi duke u lutur siç tha që ta ketë edhe ai këtë dhunti.

LEXO EDHE  Akuzohet për vrasjen e shokut, Apeli i Tiranës liron nga qelia Marjus Demën

“Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm. Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës”, tha Rama.

Reagimi nga Rama erdhi pasi Ruçi njoftoi se ikte nga PS dhe politika.

“Nuk ka ditë më të mirë se kjo për tu tërhequr. Nuk ka noment më të mirë se 30 vjetori i PS për tu larguar. Më 9 shtator që nis legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të Partisë Socialiste”, deklaroi Ruçi.

Në vitet e diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Gjithmonë ai është akuzuar për masakrën e 2 prillit 1991 të policisë në Shkodër që vrau qytetarë protestues.

Më tej Ruçi mbajti poste drejtuese në PS për shumë vite duke qenë gjithnjë numri dy dhe për shumë vite kryetar i grupit parlamentar socialist.

Që nga 1992 e deri më 2013 ai kurrë nuk mori poste shtetërore derisa u bë kryetar Parlamenti duke qëndruar tetë vjet rresht.