Shkrumbohet kati i dytë i një banese në Durrës

Një banesë 2 katëshe në pronësi të qytetares Nafie Myzyri është përfshirë nga flakët në Durrës.

Si pasojë e flakëve, kati i dytë i banesës është shkrumbuar komplet, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme.

Zjarri fillimisht u shfaq në kuzhinë, duke djegur më pas të gjitha orenditë e katit ët dytë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga  fëmija i mitur i cili po luante në kuzhinë.