Kultivim dhe shpërndarje kanabisi në Lezhë, arrestohen 2 persona

Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës për kultivim kanabisi dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi  Paulin Gjergji 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”, në Rubik, Mirditë.

Ndërsa shtetasi Edison Daja 22 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë është arrestuar pasi u ndalua nga policia dhe ju gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.