VIDEO/ “Predha” e Sokol Cikalleshit, shihni reagimin epik të portierit çek

Sokol Cikalleshi realizoi një gol spektakolar në minutën e 42-të në sfidën miqësore ndaj Çekisë, teksa me një predhë nga afro 25-30 metra, shtangu portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Kryevepra e bomberit kavajas, habiti tej mase portierin çek të Sevijas Tomas Vaclik, që nuk nguroi të shprehtë hapur çudinë, teksa u kap nga kamera, duke bërë një mimikë epike në momentin e shënimit të golit.