Yoo Sang Chul është ndarë nga jeta dje në moshën 49-vjeçare. Ish-futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut nuk ka mundur të fitojë betejën me kancerin në pankreas, duke humbur jetën pas dy vitesh nga diagnostikimi me sëmundjen e rëndë.
Ai konsiderohej si një legjendë e futbollit të tij dhe mbahet mend për shkëlqimin e tij të madh në Botërorin e vitit 2002, të fituar nga Brazili atë vit, me Korenë që arriti deri në gjysmëfinale.
Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit të tyre, teksa në atë Kupë Bote Yoo Sang Chul ishte pjesë e formacionit më të mirë të turneut. Në total me kombëtaren ai zhvilloi 124 paraqitje, duke shënuar 18 gola. Karrierën e tij me klubet ai e zhvilloi në atdhe dhe në japoni.