• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari i Shkodrës, Besmir Stroka, përballet me vetting/ Ja gjetjet e KPK

15:40 : 08/06/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari Besmir Stroka i Gjykatës së Shkodrës u njoh të martën me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për gjyqtarin Stroka po kryhet nga trupa e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit.

Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në pasuritë e zotëruara në vite nga gjyqtari Stroka, një autoveturë tip “Benz” e blerë në vitin 2014 për 14 mijë euro; dy depozita bankare, një e çelur në 2014 në shumën 1.4 milionë lekë dhe një në vitin 2015 në vlerën 1.5 milionë lekë si dhe për gjendjen cash në shumën 820 mijë lekë.

Stroka ka deklaruar se shumat që kanë shërbyer për blerjen e autoveturës dhe çeljen e depozitës në vitin 2015, i janë dhuruar nga prindërit para fillimit të detyrës, kur edhe janë kryer transaksionet. Zhegu tha se nga hetimi administrativ ka rezultuar se prindërit kanë pasur mundësi financiare për dhënien e këtyre shumave, djalit të tyre.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Për depozitën e krijuar në vitin 2014 subjekti ka deklaruar si burime krijimi kursime nga pagat në një shoqëri dhe nga bursa e Shkollës së Magjistraturës. Për gjendjen cash ka deklaruar si burime kursimet nga paga si gjyqtar, pagesat e përfituara si anëtar i bordit drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe mbyllja e një llogarie bankare.

Relatorja Zhegu pohoi se nga analiza financiare ka rezultuar se Stroka ka rezultuar me balancë pozitive në momentin e kirjimit të këtyre pasurive.

Gjithashtu, nuk u relatuan probleme për një llogari bankare të hapur në vitin 2014 prej nga është tërhequr një shumë 500 euro dhe për tre transaksione mes subjektit të rivlerësimit dhe djalit të tezes së tij, të kryera në vitet 2014 dhe 2015.

Zhegu sqaroi se në vitin 2014 rezultonte që djali i tezes i kishte dërguar gjyqtarit Stroka shumat 500 dhe 450 euro, ndërsa në vitin 2015 subjekti i kishte dërguar kushëririt vlerën 999 euro.

Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se i ka marrë shumat, pasi mund t’i nevojiteshin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Komisioni ka hetuar edhe pasuritë e prindërve të subjektit, një shtëpi + truall e blerë në vitin 1994 për shumën 300 mijë lekë; një apartament me sipërfaqe 59 m2 të përfituar nëpërmjet privatizimit po atë vit dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005 kundrejt çmimit 200 mijë lekë. Komisioni konstaton se prindërit e gjyqtarit Stroka kanë pasur burime të mjaftueshme për krijimin e pasurive në vite dhe dhurimet në favor të djalit të tyre.

Gjyqtari Stroka u vlerësua pozitivisht edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Ndërkohë ai dha shpjegime për dy prej 8 denoncimeve nga publiku, pasi në 6 prej tyre nuk kanë rezultuar të dhëna që përmbushnin kriteret për t’u verifikuar në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Gjyqtari Stroka tha se nuk qëndronin pretendimet e dy denoncuesve për zvarritje të procesit. Ai sqaroi se një prej gjykimeve ishte përfunduar për 5 muaj e 6 ditë nga 9 muaj që është afati. Për denoncimin tjetër, Stroka shpjegoi se gjykimi kishte zgjatur 1 vit e 3 muaj dhe se kjo kishte ndodhur për shkak të sjelljes së palëve në proces.

Në përfundim të seancës ai falënderoi Komisionin për hetimin e kryer dhe u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. “Kam respektuar ligjin dhe kam dhënë drejtësi,” tha Stroka, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

Komisioni njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 9 qershor, ora 09:45. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Denoncimi/ Vëllai i deputetes së Rilindjes kërcënon me thikë qytetarët në rrugë

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş