Çeki-Shqipëri/ Momente tensioni në fushë, trajneri Reja kryen zëvendësimin e parë

Po luhet pjesa e dytë e miqësores mes Çekisë dhe Shqipërisë. Rezultati vijon të jetë i barabartë 1-1 teksa kuqezinjtë barazuan shifrat në fundin e 45 minutave të parë.

Me rifillimin e lojës, Edi Reja vendos të bëjë zëvendësimin e parë, teksa në minutën e 53-të largohet Kallaku, ndërsa vendin e tij e merr Endri Çekiçi.

Pak momente më vonë mes skuadrave pati një moment tensioni pas faullit në mesfushë të shkaktuar nga Abrashi. Mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me karton të verdhë, ashtu si Souçek që përplaset me Veselin.