• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si lulëzuan ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në pandemi

08:14 : 07/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shumë sektorë u vunë në vështirësi në vitin 2020, si rrjedhojë e karantinës së fortë në mars-maj, dhe më pas të kufizimeve më të lehta që vijuan deri në fund të vitit. Qindra prej tyre nuk arritën që të përballojnë krizën e konsumit, duke mbyllur aktivitetin. P.sh., aktivitetet e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve ranë me 4.3%, shërbimet e tregtisë me pakicë dhe shumicë u tkurrën me 2-3%, shërbimet e agjencive të udhëtimit me -9.3%.

Të dhënat e INSTAT për numrin e bizneseve sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se krizën nuk e kanë ndier ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme, që kanë rritur si qarkullimin vjetor ashtu dhe numrin e subjekteve të reja të hapura në 2020-n. Që prej vitit 2017, këta dy sektorë po rriten me shpejtësi, në linjë dhe me rritjen e lejeve të ndërtimit, kryesisht në kryeqytet.

Në fund të vitit 2020, në vend kishte 5,060 ndërmarrje aktive në sektorin e ndërtimit, që është numri më i lartë i regjistruar në këtë sektor, të paktën që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat. Që nga viti 2017, kur dhe filloi vrulli i ndërtimeve, kryesisht në kryeqytet, subjektet në sektorin e ndërtimit janë rritur me shpejtësi. Ndonëse në pandemi, në 2020-n u shënua dhe numri më i madh i ndërmarrjeve aktive të regjistruara gjatë atij viti, me 861 subjekte të reja.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është një tjetër sektor që nuk e ka ndier krizën. Numri i subjekteve aktive ishte në 933 në fund të 2020-s, me një rritje prej 4.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti në 2020-n nivelin rekord, me vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë sektor që ishte 850 milionë euro, duke shënuar sektorin me ecurinë më të mirë gjatë krizës pandemike të 2020-s. Që nga 2017-a, qarkullimi i këtij sektori ka ardhur në rritje të fortë, duke përbërë 6.6% të PBB-së në 2020-n, nga 5.6% në 2017.

Si ndërtimi, ashtu dhe pasuritë e paluajtshme ishin kontribuuesit kryesorë të ecurisë ekonomike në 2020-n, duke “shpëtuar” vendin nga një rënie e fortë ekonomike gjatë krizës.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri. /Monitor/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Kreu një eksperiment social/ 30 vjeçarja paraqitet në shkollë si vajza e saj dhe ja çfarë ndodhi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com