“Ky “Parlament” anti kushtetues duhet te shkarkoje vehten, jo Presidentin.” keshtu u shpreh në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, deputeti i PD-së dalë në zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu.
Z.Shehu, tashme Komisioni i posacem ka perfunduar raportin per shkakimin e Presidentit Meta, ju si e konsideroni kete proces?
Se pari dua te pergjigjem ne linja te pergjitheshme. Une nuk jam konstitucionalist, keshtu nuk mund e nuk dua te hy ne detaje teknike e strikt juridike te kesaj ndermarje.
Por nga sa konstatova as komisioni i posacem nuk realizoi nje gje te tille, pra ju shmang argumentave te verteta juridike e kushtetuese, duke tentuar te mbuloje kete boshllek thelbesor me terma, argumente e llafollogji politike. Pra une mund te konstatoj qartesisht se ky ngel e eshte nje process politik, interesash politike, perplasjesh politike, deshirash per kontrolle e dominime politike te institucioneve. Ne fakt, per hir te se vertetes dua te them se nje proces i tille “impeachment” gjithmone ka nje themel politik, kudo ku mund te ndodhe. Por ne kete rast kemi pothuajse terresisht platformen, vullnetin e orientimin politik ne themel te gjitheckaje qe po ndodh.
Dhe ky eshte problemi i kryesor, sepse per vec te tjerave krijon dhe nje precedence politike shume te rrezikeshme per vendin, per rolin e presidentit ne terresi dhe demokracine vete, qe bazohet mbi parimin e ndarjes se pushteteve.
Ne fakt mua me shqetesoi shume edhe nje deklarate ne media e drejtuesit te atij komisioni kur tha pak a shume, se kjo qe po behet do te sherbeje edhe si nje mesim per presidentet e tjere qe do te vijne!! Shume e rrezikeshme kjo. Pra ketu kerkohet te shantazhohen e te kapen te gjitha pushtetet nga kjo maxhorance dhe sic duket ky eshte themeli i ceshtjes, te kete kudo vetem “pupace”.
OK, kjo eshte nje nga ceshtjet e ketij procesi, por ne fakt ai po vazhdon, me daten 9 Qershor do te votohet ne Kuvend?
Po po, ashtu eshte. Tashme eshte caktuar dhe data e kalimit ne ate “Kuvend”, qe sic ishte “optimist” drejtuesi i Komisionit dhe une jam i bindur qe do te marre marre kartonat e atij pseudo parlamenti.
Dhe ketu qendron pikerisht problemi i dyte:
Ky “Parlament” duhej e duhet se pari te shkarkoje vet vehten, ai eshte bere nje problem madhor i ketij vendi, i demokracise dhe i parlamentarizmit, eshte vetem nje karrikature. Ky parlament nuk ka te drejten morale, profesionale, politike, te perfaqesimit qe te guxoje te marre persiper e te involvohet ne ceshtje kaq te veshtira, delikate, shume te rendesishme per te sotmen e te nesermen e demokracise sone.
Vetem kaq, ne fakt ju duke u larguar nga Kuvendi e bete te mundeshme kete?
Ne te vertete ky “kuvend” eshte me shume, eshte dhe nje “bombe” e rrezikeshme ne duart e Rames kunder demokracise, institucioneve, integrimit, kunder cdo gjeje qe ka nevoje realisht ky vend. Jam dakort me ju per shkakun formal te krijimit, po pavaresisht si u krijua ky kuvend, pavaresisht gjykimit mbi vendimin tone per te dorezuar mandatet, qe ka vend per diskutim, mund te konsiderohet edhe i gabuar sot ne retro spektive duke pare vecanerisht “monstren-kuvend” qe krijoi, pavaresisht rethanave e qellimit qe na shtyne atehere, eshte e pa faleshme ta mbash ne kembe kete Kuvend. Nje veprim i atehershem, qe mund te konsiderohet jo i pershtatshem apo dhe i gabuar, nuk mund te korregjohet me gabime te tjera akoma me te rrezikeshme, qe eshte cfrytezimi i ketij parlamenti per hapa, ligje, vendime anti demokratike. Aq me shume eshte e denueshme ta perdoresh kete per vendime shume te rendesishme, ndryshime kushtetuese, votime te cilesuara etj, etj, sic ishte dhe ndryshimi i kodit zgjedhjor, sic eshte ceshtja ne fjale per Presidentin, sic jane dhe te tjera, me te cilat vecse eshte goditur demokracia shqiptare.
Pra sot, ne gjendjen reale ju cfare do te gjykonit?
Me te thjeshten dhe me racionalen, qe ky “Kuvend” mos te perfshihet ne kete ceshtje kaq te rendesishme per sot e per perspektiven sepse:
–Se pari eshte antikushtetues. Ai ka vetem 122 antare kur duhet te kishte 140, pra nuk perfaqeson shqiptaret edhe formalisht e numerikisht.
–Nuk ka asnje ngjyrim e perfaqesim politik pluralist, eshte thjesht monist. Aty jane mbledhur 42 “pupace” te pa votuar, te peshkuar nga Rama nga thellesite e erreta, nga fundet e listave, nepermjet ofrimit te “karemave te shijshem”, thjesht si fasade e per tu perdorur nga ai. Keta erdhen dhe u ulen aty mbasi ishte marre vendimi i daljes nga Kuvendi prej opozites, jashte mandatit te focave politike, qe dhe formalisht i kane perjashtuar.
Ne fakt pikerisht keta jane nder pergjegjesit kryesore per mos kalimin ne zgjedhje te pergjitheshme mbi dy vite me pare, pra i kane krijuar nje dem te pa llogaritshem demokracise shqiptare me ate veprim “skuthash” atehere, duke e ngarkuar vehten e tyre me pergjegjesi te madhe, te pa shlyeshme as nga ndonje deklarate, qe dikush prej tyre mund te beje tashme.
–Se fundmi ky pozicion i tyre dhe i kesaj karrikature legjislative, thellohet dhe me shume edhe per faktin se tashme eshte konfiguruar Kuvendi i ri, pavaresisht deformimit te zgjedhjeve te 25 Prillit, gje qe e ben edhe me te cvleresuar egzistuesin, duke imponuar definitivisht cveshjen nga vendimet e rendesishme te tij. Besoj se jemi vendi i vetem ne bote ku behen zgjedhjet parlamentare, zgjidhet parlamenti i ri, ndersa i mepareshme akoma jo vetem nuk eshte shperndare, por dhe vazhdon “normalisht” aktivitetin. Dhe per me teper kerkon te marre nderkaq te tilla vendime te rendesishme me pasoja thelbesore e afat gjate! Kjo eshte te deformosh parlamentarizmin dhe rregullat e tij te lojes!
Nqs ky “Parlament” duhet e mund te marre nje vendim te rendesishem ai eshte vetem shperndarja e atij, nje ore dhe me pare. Cdo dite qe funksionon ai shperndan imazhe turpi dhe demton interesat e vendit. Pra ai nuk ka asnje te drejte te shkarkoje Presidentin, kur ne fakt duhej te shkarkonte vehten e tij!
Pra ju si gjykoni qe duhet vepruar?
Tashme ka vetem nje rruge. Absolutisht ky Kuvend duhet te perjashtohet nga perfshirja ne kete ceshtje kaq te rendesihme. Pa dashur te hy ne elemetet juridike te thelbit te ceshtjes, dua te them qartesisht se tashme ky gjykim meqenese ka filluar, duhet t’i lihet Kuvendit te ri, qe do te formalizohet ne shtator.
Avancimi me tej i ketij procesi, qe ne vet vehte ka shume “erresira”, me Kuvendin 122-sh e me 42 “pupace ne ate, eshte nje atentat i rende ndaj demokracise, qe une do ta quaja nje “grusht shteti” te vertete. Kjo tingellon sikur me keta “42 pupace” te krijojme edhe modelin e Presidentit-pupac. Pra ketu duhet ndalur pak, pritur Kuvendi i ri e shqyrtimi me ate i kesaj ndermarje shume komplekse e me pasoja afat gjate, qofte edhe vetem si precedence.
Po ne lidhje me qendrimin e metejshem te Gjykates Kushtetuese, mbas Kuvendit, cfare mund te na thoni?
Kjo eshte nje ceshtje tjeter, qe une nuk mund ta paragjykoj dhe as ta parashikoj, pavaresisht mendimit tim per procesin e filluar, mungesen e thelbit juridik e kushtetues ne ate. Shpresoj qe ajo Gjykate, nqs kerkesa do te arrije deri aty, te jete objektive dhe shteruese. Por kjo nuk ndryshon qendrimin e gjykimin tim per sa thashe per proceduren parlamentare te kesaj “nisme” te Rilindjes.
Askush nuk duhet te mendoje se Gjykata Kushtetuese mund te shlyeje katrauren qe po krijon ky “Kuvend”. Jo, ne jemi Republike parlamentare e demokraci parlamentare dhe si e tille se pari nuk duhet te lejohet ky Parlament te thelloje aventurat e atentatet e tij te rrezikeshme ndaj demokracise sone, te cilat edhe pa kete te fundit jane te shumta e me pasoja te renda.