E rëndë/ Mediat italiane akuzojnë Igli Taren për afera me klanin kriminal Ndrangheta

Drejtori sportiv i ekipit italian të Lazios, Igli Tare, është vënë nën hetim përmes një dosjeje voluminoze që e lidh atë me afera kriminale.

Gazeta La Repubblica ka publikuar një material të zgjeruar mbi këto hetime.

Ndërsa Rai3 transmeton sonte në 21.15 një emision të posaçëm me detaje nga dosja që gjithsesi kanë dalë në shtyp sot dhe i gjeni më poshtë.

Hetimet janë nisur nga Prokuroria e Barit në Itali dhe janë fillesat në vitin 2018 kur në nëntor u arrestuan 22 persona që u raportua se ishin të lidhur me klanet e fuqishme Capriati dhe Parisi.

Hetimi ka nxjerrë në dritë një aleancë midis mafies siciliane, klani Ndrangheta dhe të tjera në Bari, për të investuar në një rrjet dyqanesh bastesh, në Itali dhe jashtë saj.

Shqipëria ishte një nga zonat e pushtuara nga klanet që ishin të interesuar të blinin Top Bast, një kompani që kishte 400 salla aktive. Kompania u regjistrua zyrtarisht në emër të Erma Barjami, por sipas Guardia di Finanza ishte vetëm një figurante.

Urdhri i nënshkruar nga prokurori i Barit thotë se “në fakt, klubi ishte i vëllezërve Genti dhe Igli Tare, përkatësisht konsulli shqiptar në Turqi dhe drejtori sportiv i klubit sportiv Lazio”.

Për të ushqyer dyshimet e hetuesve janë evidentuar gjithashtu një seri kontaktesh midis Genti Tare dhe emisarëve të klanit, të plotësuara dhe me e-mail ku janë gjetur detajet e një marrëveshjeje të mundshme. Negociatat duhet të kishin përfunduar në 2015, por klani Bari në fund kishte vendosur të hiqte dorë. Si pasojë, vëllezërit Tare nuk ishin hetuar.

Sidoqoftë, çështja nuk u mbyll, pasi një drejtor sportiv nuk mund të jetë pronar i një kompanie bastesh. Si pasojë, dokumentet e hetimit iu dërguan prokurorit të Federatës së Futbollit, edhe pse Igli Tare nuk ishte i përfshirë në hetime, duke e deklaruar veten si shtetas të huaj dhe “viktimë të një përpjekjeje për diskreditim nga palë të treta”.

Hetimi nuk u ndal këtu pasi zyrtarët investiguan blerjen e Vedat Muriqit në sezonin e blerjeve të futbollistëve. Ish sulmuesi i Fenerbahce zbarkoi në kryeqytetin italian Romë, me një blerje që arriti vlerën 17.5 milionë euro në të cilin morën pjesë katër ndërmjetës.

Përveç agjentit dhe avokatit të lojtarit, mori pjesë edhe agjenti Qormemeti, i cili ka pak lojtarë, por është shok i Tare dhe vëllezërve Gabriele dhe Valerio Giuffrida. Ky i fundit, Valerio ishte gjithashtu auditor alternativ i Lazio Events për dy vjet.

Top Bast

Sipas burimeve të investigimit, hidhet dritë mbi një hetim të prokurorisë së Barit, ku dalin në pah njerëz të lidhur me klane të fuqishme të Ndranghetës, dhe klaneve kalabreze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive në Itali. Një ndër kompanitë e përfshirë është ajo që figuron të jetë në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë, Genti dhe Igli Tare, shkruajnë mediat italiane.

Ato tregojnë se bëhet fjalë për kompaninë e basteve sportive, Top Bast, e përfolur disa vite më parë se ishte në pronësi të dy vëllëzerëve Igli dhe Genti Tare. Sipas të dhënave të nxjerra paraprakisht nga investigimi, prokurori i Barit deklaron se kjo kompani është në pronësi të vëllezërve Tare, njëri drejtor sportiv aktual i Lacios dhe tjetri konsull i Shqipërisë në Turqi.

Sipas investigimit, janë zbuluar bisedat mes dy vëllezërve Tare, ku flitet për shitjen e kompanisë së basteve te një klan mafioz në Itali.

Muriqi

Ndërkohë, investigimi ka marrë në shqyrtim edhe blerjen e Vedat Muriqit, sulmuesit shqiptar nga Kosova që u bë pjesë e Lacios. Ai erdhi nga Fenerbache për 17.5 milionë euro te skuadra italiane.

Në këtë transaksion janë përfshirë të paktën katër palë, ku veç Igli Tares dhe avokatit të lojtarit, është përfshirë dhe agjenti Shkumbin Qormemeti, mik me Igli Taren si dhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Giuffrida, bashkëpunëtor i Tares te Lacio.

Pas daljes së këtyre të dhënave hetimore, ka ardhur reagimi nga ana e drejtorit sportiv të Lacios. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Igli Tare i është përgjigjur shkrimit në ‘La Republica’ duke deklaruar se nuk e lidh asgjë me kompaninë e basteve.

Në reagimin e tij, Tare është shprehur se nuk e lidh asgjë as me klanin barez Martiradonna dhe tjekson se është tërësisht i pavërtetë lajmi mbi negociatat rreth shitjes së kompanisë te pjestarë të këtij klani mafioz.

Drejtori sportiv i Lacios ka thënë se e ka njoftuar gazetarin që ka kryer investigimin se nuk e lidh asgjë me kompaninë e basteve dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje, ndërkohë që njoftoi se në lidhje me këtë çështje avokatët e tij kanë nisur procedurat ligjore kundër publikuesit të lajmit.

“Absolutisht të palidhur me kompaninë shqiptare të basteve Top Bast, në lidhje me të cilën, sikurse une dhe vëllai im Genti, nuk ka ndonjë interes direkt ose indirekt”, deklaroi Tare.