Man.United pranë firmës me yllin e Borussia Dortmund

Manchester United është i etur për të firmosur me Jadon Sancho dhe duket se këtë verë “Djajtë e Kuq” do arrijnë ta kenë pjesë të tyre yllin e kombëtares së Anglisë.

The Athletic bën me dije se bisedimet mes anglezëve dhe Borussia Dortmund vazhdojnë dhe vlera e operacionit shkon 80 milionë paundë. Ngërçi i vetëm qëndron te bonuset.

Borussia Dortmund kërkon 20 milionë paundë bonuse dhe United kërkon të negociojë për këtë pjesë. Ndërkohë akordi me lojtarin është arritur prej kohësh.