• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim: SHBA do të ndërmarrë hapa të tjerë kundër të korruptuarve

23:17 : 03/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë fjalën e presidentit Joe Biden i cili shpalosi këtë të enjte luftën kundër korrupsionit si një përparësi kombëtare.

“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale ndërkombëtare dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ngritjen e sanksioneve anti-korrupsion; forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediave, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies” – shkruan Kim.

Pak ditë më parë SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar atë për korrupsion sinjifikant. Të mërkurën u shpallën non grata edhe 5 zyrtarë, politikanë e biznesmenë bullgarë.

Më herët këtë të enjte Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të të ngjashme; dhe përfocimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”, thuhet në memorandum.

Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”

“Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e vendeve të tyre ose oligarkët shpërfillin shtetin ligjor, ngadalësohet rritja ekonomike, thellohet pabarazia dhe bie besimi tek qeveria”, vazhdon memorandumi.

Shtëpia e Bardhë thotë se kostoja financiare e korrupsionit është marramendëse, duke gërryer 2 – 5 përqind nga prodhimi global i brendshëm bruto.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, shprehet Presidenti Biden.

Memorandumi u kërkon agjencive kryesore të administratës që të koordinojnë dhe të mbështesin përpjekjet e anti-korrupsionit, të luftojnë financimet e paligjshme, të vënë aktorët e korruptuar para përgjegjësisë, të ndërtojnë partneritete ndërkombëtare dhe të përmirësojnë ndihmën e huaj.

Dokumenti thotë se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum e cituar nga VOA.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025
AKTUALITET

Fundoset anija me emigrantë në Angli, 1 i vdekur, shpëtohen 60 të tjerë

10:15 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:08 : 19/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me armë të modifikuar, arrestohet

10:08 : 19/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të Ramës! Do dokumentojmë masakrën elektorale

09:58 : 19/05/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e premte, 4 Qershor 2021

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025

Fundoset anija me emigrantë në Angli, 1 i vdekur, shpëtohen 60 të tjerë

10:15 : 19/05/2025

Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:08 : 19/05/2025

E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me armë të modifikuar, arrestohet

10:08 : 19/05/2025

Këlliçi: SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të Ramës! Do dokumentojmë masakrën elektorale

09:58 : 19/05/2025

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

09:52 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com