• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëshqitjet në “Ujin e Ftohtë”, 800 mijë euro nga Verdho për “gropat” e “Salillarit”

18:43 : 03/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, vijon që të mbyll gropat e firmës “Salillari”. Kjo e fundit ka fituar dhjetëra milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Vlorës, mes të cilave edhe Orikum-Vlorë, apo edhe rrugën e Borshit. Por, problemet në këto akse i kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro të tjera shtesë. 1.5 milionë euro po harxhohen për rrëshqitjen e Borshit. Ndërkohë, 800.000 euro të tjera po shpenzohen për një tjetër rrëshqitje, atë te Ujit i Ftohtë në Vlorë. Të dyja, duhet të mirëmbaheshin nga “Salillari”. Por, ato u lanë në mëshirë të fatit. Dhe, këtë fakt e pranon edhe vetë Verdho në dokumentet shoqëruese të tenderit, por që në fakt nuk ka bërë asnjë referim për abuzime nga “Salillari”. Përkundrazi, vijon që ta mbrojë, duke rregulluar segmentet që duhet të mirëmbante “Salillari”.

BoldNeës ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi të kryer nga Ergys Verdho. Kompania “G.P.G. COMPANY” është shpallur fituese e tenderit me procedurën “me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” të rrëshqitjeve në Vlorë. Mësohet se fondi limit është 71.922.762 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 800 mijë euro). Objekti i tenderit është stabilizimi i qëndrueshmërisë të trupit të rrugës në aksin rrugor Vlorë – Orikum, zona Jonufër – Nimfa. Pra, një nga segmentet që duhet të mirëmbante “Salillari”. Në tenderin e Verdhos kanë marrë pjesë 3 kompani. “G.P.G. COMPANY” ka ofruar 71.712.000 lekë, “2 T” me vlerë 71.805.750 dhe “AGBES CONSTRUKSION” me vlerë 71.827.500. Pra, të treja ofertat afër fondit limit. Dhe, ndryshimi i ofertës së tyre është në vetëm disa mijë lekë të rinj.

Lexo edhe:

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

Në dokumentet shoqëruese ARRSH thotë se aksi rrugor Vlorë-Radhimë përgjatë viteve 2007-2009 i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë duke përfshirë edhe zgjerimin e tij përgjatë gjithë gjatësisë. “Kjo rrugë është përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes në mënyrë periodike me ARRSH-në. Gjatë mirëmbajtjes në këto zona janë kryer vetëm disa ndërhyrje brenda sferës së kontratës kryesisht në sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës si dhe në rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore” thuhet në këto dokumente. Pra, vetë Verdho pranon indirekt se “Salillari” ka bërë punime pa cilësi.

Sipas dokumenteve, nga dalja e Tunelit të Ujit të Ftohtë, na rezulton se ka ndodhur shembja e trupi të rrugës me gjatësi afërsisht 80 metër, gjysma e trupit të rrugës në të djathtë. “Qarkullimi i mjeteve bëhet në gjysmën tjetër të trupit të rrugës duke krijuar vështirësi në qarkullim. Në krahun e majtë të rrugës ka dalje të ujërave për konsumim të banorëve të cilat kalojnë me zorra uji në pusetat e ndodhura në kunetë si dhe përmes trupit të rrugës. Në mesin e shembjes nga krahu i majtë, drejtimi Vlorë –Radhimë, është ndërtuar një hyrje – dalje për një objekt të ndërtuar mbi trupin e rrugës. Punimet për realizimin e kësaj hyrje dalje kishin dëmtuar shtresat asfaltike të trupi të rrugës” thuhet në këto dokumente.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

12:16 : 04/07/2025
RAJONI

Aksident në Greqi, 31 të plagosur, mes tyre 12 të mitur/ PAMJE

12:05 : 04/07/2025
AKTUALITET

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

11:56 : 04/07/2025
BOTA

Shpërthim në një stacion benzine në Romë, 20 të plagosur

11:55 : 04/07/2025
Para

Mesazhi i Bashës për demokratët: Sot kemi një detyrim të dyfishtë

TË GJITHA

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

12:16 : 04/07/2025

Aksident në Greqi, 31 të plagosur, mes tyre 12 të mitur/ PAMJE

12:05 : 04/07/2025

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

11:56 : 04/07/2025

Shpërthim në një stacion benzine në Romë, 20 të plagosur

11:55 : 04/07/2025

Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

11:45 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com