Allegri zhvillon një bisedë të gjatë në Continassa për të ndërtuar Juventusin e ri

Max Allegri filloi zyrtarisht aventurën e tij të dytë me Juventus. Andrea Agnelli dhe Federico Cherubini e prisnin për takimin e shpallur në lidhje me merkaton e transferimeve, që zgjati pak më shumë se tre orë.

Tekniku i ri i ka idetë të qarta për atë që do të jetë Juventusi i parë i ciklit të tij të dytë në bardhezi. Asnjë revolucion, por disa rregullime dhe mbi të gjitha konfirmimi i pikave që tekniku toskan i konsideron thelbësore.

Siç është kuptuar, Allegri i ka kërkuar drejtuesve të konfirmojnë Alvaro Moratan. Në këtë pikë, nëse ata nuk arrijnë të bindin Atletico Madrid për të rishikuar me ulje, marrëveshjen e nënshkruar verën e kaluar, ata do të vazhdojnë me një vit të dytë huazimi për 10 milion euro. Sepse idea është të riformojnë dyshen me Paulo Dybala. Në këtë rast, problemi është kontrata që skadon në 2022, të cilën argjentinasi nuk e ka rinovuar ende.

Ai që, në këtë moment, nuk ka asnjë kontratë me Juven është Giorgio Chiellini. Nga 1 korriku kapiteni do të jetë i lirë, ndoshta për të nënshkruar me Zonjën përsëri, sepse kjo është dëshira e Allegrit. Ka ende nevojë për “flamuj” dhe numri 3 ende mund të japë kontributin e tij në fushë, por mbi të gjitha në dhomën e zhveshjes. Ku mund të gjente edhe mikun e tij të vjetër Andrea Barzagli, të destinuar të jetë pjesë e stafit të Allegrit.

Do të dëshironte të kthehej Miralem Pjanic, në dalje ng Barcelona. Mesfushori boshnjak po bën gjithçka që të thirret përsëri, por nuk do të jetë një operacion i lehtë pasi bardhezinjtë dhe blaugranat kishin ndërtuar një shkëmbim me Arthur. Për Pjanic, megjithatë, është i interesuar edhe Inter, me Simone Inzaghin që mund t’i besojë atij rolin e organizatorit. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, mbetet pengesa e një operacioni ekonomik që nuk është i lehtë për tu zgjidhur, duke pasur parasysh që Barça do të donte të kthente investimin e bërë vetëm një vit më parë, duke mbledhur të paktën 40 milion euro. E vetmja mundësi reale, mbase për të dy skuadrat italiane, mbetet huazimi.

Cristiano Ronaldo meriton një kapitull të veçantë. Allegri nuk do të bëjë dramë në rast të lamtumirës së portugezit dhe mund të bëjë disa kërkesa të rëndësishme në merkato, veçanërisht për të forcuar mesfushën. Përshtypja është se fjala e fundit do ti takojë CR7. Nëse ai nuk gjen një alternativë (United? Psg?) që plotëson pritshmëritë e tij, përfshirë ato ekonomike, do të qëndrojë në Torino. Në këtë pikë do t’i takojë Allegrit të gjejë zgjidhjen më të mirë për ta integruar në projektin e tij teknik.