• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhvillimet në PS/ Hipotezat, kush vjen dhe kush ikën në kupolën drejtuese dhe qeveri

10:45 : 02/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste mbledh sot Asablenë Kombëtare, ndërsa pas 10 ditësh Kongresin e saj. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një analizë të rezultatit zgjedhor, e cila pritet të shoqërohet më pas me ndryshime në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Ndërkohë që para shtatorit, muaj kur pritet të nisë edhe punën Parlamenti i ri, Kryeministri pritet të formatojë Qeverinë e mandatit të 3-të.

Gazeta Mapo në një analizë të saj, shkruan se në Kryesinë e PS pritet të mungojnë emrat e Pandeli Majkos, Vasilika Hysit, Eglantina Gjermenit apo Ditmir Bushatit, por edhe një përmbysje në kabinetin qeverisës.

Pavarësisht se i gjithë projekti i ndryshimeve të mundshme është në kokën e Edi Ramës, pikëpyetja e parë është ajo nëse Kreu i PS-së, do të vijojë një kontroll me dorë të fortë të gjithçkaje apo do të lejojë hapësira më të mëdha për atë që njihet si grupimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e saj për të diskutuar rezultatin e zgjedhjeve dhe veprimtarinë e strukturave organizative. Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të 12 qershorit, ku pritet që Rama të prezantojë dhe kabinetin e ri qeveritar që votëbesohet në shtator. Në agjendën e Asamblesë që do të mbahet online nuk përmendet fakti nëse do të votohet një Kryesi e re e partisë, e cila prej pranverës së vitit që shkoi është në shtyrje të mandatit të saj.

Socialistët kanë shtyrë prej një viti zgjedhjet e reja në Kryesinë e partisë së cilës i ka skaduar mandati që vjet në pranverë. Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë edhe pse në agjendë parashikohej votimi i Kryesisë së re, Rama preferoi ta ngrinte Kryesinë e vjetër duke i zgjatur mandatin. Kjo u kuptua si lëvizje për të mos prishur ekuilibrat dhe krijuar pakënaqësi disa muaj para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 25 prillit disa prej tyre nuk janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit, disa për shkak të përjashtimit që u bëri Rama nga lista e kandidatëve dhe disa të tjerë pasi u vendosën në fund të listave dhe nuk arritën dot të merrnin votat e duhura për t’u rizgjedhur.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Kryetari i partisë largoi nga lista e kandidatëve kritikun e vetëm në kryesi Ditmir Bushatin dhe bashkë me të edhe tre gra anëtare të kryesisë Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni e Valentina Leskaj. Ndërkohë dy anëtarë të tjerë nuk arritën dot të merrnin vota nominale për të kaluar pengesën e renditjes në listë. Pandeli Majko që militonte në këtë parti prej 30 vitesh dhe kishte qenë dy herë kryeministër doli nga politika në zgjedhjet e 25 prillit. Të njëjtin fat pati dhe Mimi Kodheli, një bashkëpunëtore e hershme e Ramës dhe ministre e tij.

Por formatim nuk do të kenë vetëm forumet drejtuese të PS, për aq sa ato mund të kenë peshë në vendimmarrje, por edhe disa nga institucionet kryesore në vend.

Sipas artikullit të botuar në Mapo, Qeveria e mandatit të tretë të rilindjes do të jetë krejt e ndryshme nga aktualja. Pak vetë e kanë karrigen të sigurt.

“Ka zëra se një prej ndryshimeve të forta mund të jetë largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Një pikë kyçe dhe i besuar i Edi Ramës, që ka dhënë kontribut jo pak në zgjedhje, edhe në këto të fundit. Mbahet mend deklarata e tij pas incidentit të rëndë të Elbasanit, ku publikisht ai mohoi të kishte materiale zgjedhore apo prova për krim elektoral në makinën prej ku nisi konflikti, që përfundoi me një të vrarë e disa të plagosur. Gjë që rezultoi e pavërtetë, pasi prokuroria zbuloi më vonë se në automjet u gjetën fotokopje të kartave të identitetit dhe postera të kandidatit Taulant Balla. Largimi i Veliut mund të jetë edhe një sinjal për shtensionimin e situatës politike, pasi dihet qëndrimi armiqësor që ai ka mbajtur ndaj Opozitës”, thuhet në artikull.

Sipas Mapo-s, një prej emrave që përflitet më shumë për ta zëvendësuar, është ai i drejtorit të Antiterrorit, Gledis Nano, që u bë i njohur në aksionin për riatdhesimin e fëmijëve nga kampet siriane.

“Spekulimet lënë jashtë qeverisë Erion Braçen, i cili shërbeu si zv.kryeministër në mandatin e dytë. Favorit për ta zëvendësuar besohet të jetë Ogerta Manastirliu, me ç’rast kjo i hap rrugën një ministri tjetër shëndetësie. Post ku projektohet jo pak, Blendi Klosi. Gjithashtu, mendohet se në qeveri do të hyjë Benet Beci, një bashkëpunëtor i besuar Ramës, dhe arsyetimi që duhet një anëtar kabineti nga Shkodra, e përforcon pozitën e tij. Nuk ka dyshim që skemat do të bëhen dhe ribëhen disa herë deri në shtator. Ndoshta, në Kongresin e 12 qershorit, do të dalin më shumë të dhëna dhe orientime se si do të jetë qeveria e re e socialistëve”, mbyllet artikulli.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Apple vjen me iPhone 13 pro, ja çmimi marramendës që ka

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com