Roth: Bashkë me Greqinë mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi ku ka diskutuar në lidhje me çështjet më të rëndësishme siç është ajo e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Militiadis Varvitsiotis, Roth shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Roth përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se përveç certifikatës së vaksinimit anti-Covid mbështetja e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë është sfida e tyre.

“Ne të dy mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në BE, i cili do ta bëjë Bashkimin Evropian më të madh dhe më të fortë”, shkruan Roth.