Çifti i divorcuar përballet në media, burri nxirret me forcë nga studio pas ndërhyrjes agresive

Ndarja e një çifti, në jo pak raste e përkeqëson edhe më shumë marrëdhënien mes tyre. Kjo për arsye nga më të ndryshmet, që shpesh lidhen me mosdakordësinë e njërës palë për t’u divorcuar.

Një histori e tillë është prezantuar në misionin “Me zemër të hapur”, në News 24, me protagonist Ferdinant Canin dhe gruan e tij.

57-vjeçari vlonjat ishte një ditë më parë në studio dhe tregoi jetën e tij të vështirë në një martesë pa dashuri dhe një divorc të vështirë, duke hedhur akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të tij. Por, sot bashkëshortja e tij 56 vjeçe tregoi një anë tjetër të historisë.

Ajo tha se Cani ka qenë i dhunshëm ndaj saj dhe fëmijëve, dhe për këtë fakt është në dijeni edhe policia e qytetit.

Sipas saj, agresiviteti i bashkëshortit arriti deri aty, sa e ka mbajtur atë të kërcënuar me një armë zjarri në kokë për 72 orë.

Rrëfimi: 56-vjeçarja: Nuk jam dakord me çfarë është folur. Pse ka ardhur në emision dhe çfarë kërkon. Nuk mund të jetë baba dhe bashkëshort i denjë. Më ka baltosur figurën time. Nëse unë isha e keqe, pse u martua me mua.

Më ka akuzuar që punoj me diplomë false. Hapa gjyq dhe kjo nuk është e vertetë. Ai nuk ma ul dot mua figurën. Jam e respektuar nga qytetaret, nxënësit dhe fëmijët e mi. Ai t’i bëjë pyetje vetes pse fëmijët nuk i flasin. Ata janë në moshë madhore. Evis Ahmeti: Si e njohin ata babain? 56-vjeçarja: I ka ikur çdo lloj dhembshurie. Nuk kanë asnjë lloj dashurie.

Evis Ahmeti: Po ti çfarë përgjigje u jep? 56-vjeçarja: Fëmijët nuk më pyesin, sepse fëmijët kanë qenë prezent në momentet e dhunës. Nuk kam dashur kurrë tua përmend, sepse ndihen keq.

Evis Ahmeti: Çfarë babai ka qenë Ferdinanti? 56-vjeçarja: Ai se ka ndjerë kurrë përgjegjësinë e babait. Nuk është kujdesur për fëmijët. Nuk ka punuar.

Kjo deklaratë solli një reagim agresiv të Ferdinand Canit, i cili reagoi ashpër ndaj ish-bashkëshortes. U desh ndërhyrja e drejtueses së emisionit, Evis Ahmeti, e cila e nxori jashtë studios 57-vjeçarin për t’i dhënë mundësi ish-bashkëshortes së tij të vijonte rrëfimin.

Evis Ahmeti: A ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve ai? 56-vjeçarja: Unë kam marrë 3 urdhra mbrojtje së bashku me fëmijët nga dhuna e tij. Evis Ahmeti: Pse nuk e bëre divorcin më parë, por pas 11 vitesh? 56-vjeçarja: Sepse nuk kisha para. Mora kredi dhe rregullova shtëpinë. Nuk kisha para. Prita 11 vite se mos ai ndryshonte, por ai vijoi dhe me pas ndodhi divorci. Evis Ahmeti: Kur është marrë kredia? 56-vjeçarja: Kreditë janë marrë në 2005, kur unë jetoja me Ferdinantit. Të fundit e kam marrë me djalin që ai të vazhdonte studimet. /bw