Përleshje mes dy grupeve në Turqi, goditet për vdekje me thikë i riu shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar, i identifikuar Serxho Sharra, ka humbur jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve në Turqi.

Mediat turke raportojnë se i riu ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë gjatë sherrit mes dy grupeve.

Pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e bëra në Spital, Serxho Sharra ai nuk mund të shpëtohej. Trupi i tij u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ndërkaq autorët e vrasjes ia mbathën nga vendngjarja dhe janë vënë në kërkim nga policia.Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe një tjetër shqiptar me inicialet B.M., shok i të ndjerit. Gjendja e tij mbetet e rëndë, shkruajnë mediat turke.