• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të shtëna me armë zjarri në Florida, dy të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

22:40 : 30/05/2021
në BOTA

Dy persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën të dielën, kur një grup prej tre personash qëlloi me armë zjarri pa dallim ndaj një turme jashtë një koncerti në Majami të Floridës, tha policia lokale. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, thonë autoritet.

Të shtënat pa dallim ndaj turmës në koncert ndodhën pas mesnatës pranë zonës që njihet si Kopshtet e Majamit (Miami Gardens), tha policia.

Ndërsa njerëzit qëndronin jashtë, një fuoristradë e tipit Nissan Pathfinder iu afrua turmës dhe “tre njerëz dolën nga makina dhe qëlluan pa dallim ndaj turmës”, tha policia. Tre individët më pas hipën në makinë dhe u larguan nga skena.

Ekipet e përgjigjes së shpejtë arritën në skenë dhe gjetën dy të vrarë, thuhet në deklaratën e policisë. Mbi 20 të plagosur u dërguan në spital, me të paktën një në gjendje të rëndë.

Përmes një shkrimi në rrjetin Twitter, drejtori i policisë për qarkun Miami-Dade Alfredo “Freddy” Ramirez dënoi “aktin e dhunës”.

Lexo edhe:

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqet zvarrë

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

“Këta janë vrasës gjakftohtë që qëlluan pa dallim ndaj turmës, dhe ne do të kërkojmë drejtësi”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë dhe të dhimbshme të dhunës me armë dhe në disa raste vrasje masive të profilit të lartë nëpër shkolla, qendra tregtare apo vende pune.

Vrasjet, kryesisht ato me armë zjarri, janë rritur gjatë vitit të kaluar. Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur vrasje masive në një objekt të kompanisë postare FedEx në Indinapolis, në një ndërtesë zyrash në Kaliforni, në një dyqan ushqimor në Kolorado dhe disa vrasje në Atlanta. Presidenti Joe Biden e cilësoi muajin e kaluar dhunën me armë zjarri si “epidemi” dhe “turp ndërkombëtar”.

Më shumë se 43, 000 njerëz humbën jetën vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara nga dhuna me armë zjarri, pëfshi vetëvrasjet, sipas organizatës Arkiva e Dhunës me Armë./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqet zvarrë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
Para

Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

TË GJITHA

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqet zvarrë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com