Është përdhunuar dhe djegur nga dielli, njihuni me gruan që po udhëton botën në këmbë

Në kërkim të një lidhje më të thellë me botën, Angela Maxwell në vitin 2013 mori vendimin për të shëtitur nëpër botë e vetme dhe në këmbë.  Një shëtitje solo e kësaj madhësie nuk ishte diçka ajo e kishte planifikuar. Në fakt, ajo u largua vetëm nëntë muaj pasi kishte dëgjuar një bisedë në klasën e saj të artit për një burrë që kishte filluar të shëtiste përqark botës në kërkim të frymëzimit. Ajo thotë se ideja për ta bërë këtë udhëtim të pazakontë nuk i kishte ardhur pas ndonjë ndodhie të keqe në jetë, përkundrazi kishte qenë në fillim të 30-ave, kishte një biznes të suksesshëm dhe ishte në një lidhje dashurie.

“Mendova se isha e lumtur”, thotë ajo, “por, kuptova se po kërkoja më shumë…për një lidhje më të thellë me natyrën dhe njerëzit, duke jetuar më pak dhe duke u lidhur me botën përreth meje”.

Ajo mendoi se mënyra më e mirë për ta gjetur atë, ishte duke ecur pasi ajo minimizonte sasinë e dioksidit të karbonit, plus ritmi i ngadaltë do të thoshte se ajo mund të zhytej plotësisht në natyrë, të takonte njerëz që përndryshe nuk do të arrinte t’i takonte dhe do të njihte kulturat e tjera në një mënyrë që është unike për udhëtarët në distanca të gjata.

Është përdhunuar dhe djegur nga dielli, njihuni me gruan që

Në një karrocë kishte paketuar pajisje kampingu me peshë 50 kilogramë, ushqim dhe veshje ajo u largua nga qyteti i saj i lindjes, Bend të Oregonit, më 2 maj 2014. Maxëell ka vuajtur nga djegia nga dielli dhe temperaturat e larta në shkretëtirën australiane dhe ethet tropikale në Vietnam. Ajo është sulmuar dhe përdhunuar nga një nomad i cili kishte hyrë në tendën e saj në Mongoli, ka dëgjuar të shtëna armësh gjatë kampingut në Turqi dhe është mësuar të flejë me një sy dhe një vesh të hapur, për shkak të rreziqeve të ndryshme.

“Sërish deklaron ajo, unë nuk fillova të eci sepse isha e patrembur por më tepër sepse isha e tmerruar. Unë kisha më shumë frikë të mos ndiqja zemrën sesa të humbja gjithçka që zotëroja dhe dashuroja.”

Përballja me traumën e sulmit seksual doli të ishte një moment përcaktues, një moment në të cilin Maxëell vendosi të vazhdonte të ecte. Ndërsa ishte ende e frikësuar, historitë e grave të tjera të këmbënguljes dhe forcës e ndihmuan atë të vazhdonte:

LEXO EDHE  Varianti Delta i koronavirusit rikthen frikën, shtetet jugore amerikane regjistrojnë shifra rekorde të shtrimeve

“Unë isha i vendosur të mos lejoja që incidenti të më detyronte të hiqja dorë nga kjo ëndërr e imja dhe të shkoja në shtëpi. Unë kisha lënë gjithçka pas, nuk kisha asgjë për të kthyer dhe i kuptoja rreziqet e natyrshme në udhëtimin tim. ”

Maxëell po ecte për të zbuluar se sa e fortë nga mendja dhe trupi mund të ishte, madje edhe para dhunës. Gjatë rrugës, ritmi i ngadaltë e lejoi atë që të tërhiqej thellësisht në kultura të tjera. Ajo bredhi nëpër fshatra të vegjël bregdetarë përgjatë Detit Tirren të Italisë, duke shijuar atmosferën e gjallë dhe duke pranuar ftesa për të biseduar, ulur dhe pirë verë. Në Vietnam, e rraskapitur pasi arriti në majën e Hai Van Pass, ajo u përshëndet nga një grua e moshuar që e ftoi atë të pushonte në kasollen e saj të vogël prej druri në majë për natën.

Një miqësi lulëzoi në kufirin midis Mongolisë dhe Rusisë dhe çoi në një ribashkim vite më vonë në Zvicër. Maxëell madje u bë një kumbara e vajzës së një gruaje me të cilën u takua në Itali. Për historitë që i ndodhën ajo mbajti fjalime në tubime joformale, shkolla dhe universitete, madje edhe në skenën e TEDx në Edinburg, duke ndarë përvojat e saj për të frymëzuar të tjerët. Ajo u bë një zë për fuqizimin e grave, veçanërisht pasi vendosi të vazhdonte të ecte pavarësisht sulmit seksual në Mongoli. Gjatë udhëtimit të saj ajo mblodhi shumë finde për OJQ të shumta në ndihmë të qeverisë.

Më 16 dhjetor 2020, Angela përfundoi aty ku filloi: në shtëpinë e shoqes së saj më të mirë Elyse përsëri në Bend. Tani ajo është duke punuar për një libër dhe duke planifikuar udhëtime për të ardhmen dhe për të krijuar mënyra që gratë të gjejnë, shprehin dhe mishërojnë guximin në jetën e tyre të përditshme.

Pavarësisht nëse një shëtitje të çon në gjysmë të rrugës rreth botës ose thjesht në rrugicën ngjitur, Maxëell ka treguar vlerën e vërtetë të të shijuarit të gjërave në mënyrë të ngadaltë,   në momentin që u kushtojmë vëmendje të tjerëve dhe kur ne japim më shumë sesa marrim gjatë rrugës./Shqiptarja.com