Tiranë/ Digjet plotësisht makina e parkuar poshtë pallatit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë  në pronësi të A.Z. është djegur plotësisht.

“Paraprake : Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia