• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taku dhe Keti, kamikazët e larguar të Rilindjes

19:19 : 28/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse kërkohet një Komision Hetimor Parlamentar përtej kufirit të qesharakes, militantesk dhe një lloj uturaku i kryeministrit, padyshim që e kemi. Komisioni hetimor kërkoi që presidenti i republikës të merrej me forcë dhe të sillej aty për të dëshmuar. Deri në këtë pikë arritën ligjvënësit tanë. Baba Taku (Spartak Braho) e bëri propozimin i pari, që nën rreshta u mbështet edhe nga Keti partisë, (Alket Hyseni).

Sot nuk po diskutohet nëse kreu i shtetit duhet shkarkuar apo jo. Nuk po gjykohet as nëse e ka shkelur apo jo Kushtetutën, pasi në këtë vend, gjithkush që ka mundur jo vetëm e ka shkelur atë që quhet si “Libri i shenjtë” i një shteti, por e kanë përdorur gati si një letër për të fshirë duart e ndotura nga yndyra e pushtetit.

Sa ideale për ta do të ishte ta merrnin zvarrë presidentin, duke e shtyrë dhe pështyrë se ka bërë mëkate të mëdha, sepse sulmoi verbalisht kryeministrin. Paradoksi shkon deri në atë pikë se edhe kur Rama pasi i ka shtrydhur në kamikazllëkun politik kur ishin deputetë, i lëshon në rrugë, por vetë këta personazhe janë të kapur deri në inde duke i bërë ndere kreut të qeverisë që kalon në ekstazë kur sheh individë të tillë që edhe pse të gjunjëzuar, sërish e shohin si idhull.

Kushdo nga anëtarët e atij komisioni mund të bëheshin bashkë për të kaluar edhe në çmendurinë juridike për të urdhëruar sjelljen me forcë të kreut të shtetit, por disa u ndalën, jo deri në atë pikë. Megjithatë Spartak Braho dhe Alket Hyseni e hodhën mendimin për ta marrë forcërisht nga presidenca Metën dhe ta detyronin të bënte një autokritikë të thellë, para përfaqësuesve të udhëheqësit Rama.

Lexo edhe:

No Content Available

Spartak Braho mbetet një personazh emblematik i politikës sonë të 30 viteve të fundit ka bërë shumë xhiro nëpër dy partitë e majta, PS dhe LSI. Mbante me vete një çantë të zezë dhe hapej kudo se aty brenda kishte materiale për kundërshtarët, që nëse i bënte publike “binin qeveri”. Po kjo çantë që u përdor si “vallixhja” e presidentit amerikan që mban kodet e bombave bërthamore, por në fakt nuk ishin gjë tjetër përveçse shashka të vogla që i hidheshin jo kundërshtarit, por publikut, duke u tallë fort me këtë të fundit. Dikur ishte “mik për kokë” me Metën, ndërsa sot armik po me kokë… Sepse pushteti të josh, të thith.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Braho u rendit i 28-ti në listën Rama. Padyshim që nuk kishte asnjë shans fitoreje dhe as kishte kutin për të thyer herësin, ndonëse u mundua fort. Ai po pret vetëm fundin politik të mbylljes së këtij mandati për të marrë kohën si pensionist, duke u kthyer bashkë me çantën e zezë. Nga ana tjetër, Alket Hyseni, që doli si “bimë” e rritur në oborrik kryeministror të Ramës kishte abicie të mëdha.

Bregdetin e pati nën kontroll dhe jo më kot mori pseudonimin “Pashai i Jugut”. Rama e largoi, e degdisi nga fundi i listës së Vlorës pas përplasjeve për “trafik influencash” me diamantine e partisë, Damian Gjiknurin. Gjatë fushatës tentoi të bëhej factor, por mbeti thjesht një actor pa reputacion, pasi Rama e eklipsoi. Nuk mund të ikte pa një nder të madh për Ramën. U bë kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Padyshim që Meta do shkarkohet nga ky parlament që do të ketë gjithnjë njollën e zezë të militantizmit dhe paaftësisë por në parlamentin e ardhëshëm Takin dhe Ketin nuk do e shohim më. Megjithatë partia do të gjejë të tjerë personazhe të tillë, vetëm emri u ndryshon!

Etiketa: taku keti boldnews host domain rilindje

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Gara brenda PD/ Fatbardh Kadilli: Është e pabarabartë. Programi im, projekt i lirisë për çdo anëtar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com